Avokati i djathtë, nën strehën e së Majtës, kërkon postin e Ministrit të drejtësisë

467
Sigal

Ngjela: E kam bërë kontartën me Ramën për postin

Pas takimit të djeshëm me aleatët Ngjela u shpreh dje, se nuk ka çfarë të bisedojë me Ramën, pasi kontratën e ka bërë më parë.

Ngjela është ateist, por mund të falet në xhami, ose në kishë, nëse atij i premtojnë një post ministri. Dhe sidomos nëse dikush i çon ndër mend se emri tij është iskutuar për Minstrin e Dejtësisë. Meta është gjithashtu karrierist dhe megjithëse në dis aqarqe fitoi një votë, apo dy vota, përsëri ai mendon se e meriton të reformojë Kushtetutën. Në fakt, Ngjela ka qenë njëherë mninistër, por tani për herë të dytë ai mendon se do të dijë të nusërojë, sipas shprehjes po të bëhesha edhe njëherë nuse, do dija si të nusëroja”. Në fakt, Ngjela ka themeluar njëherë Partinë KISS, së bashhku me Edi Ramën, porn ë vend të reformave kjo parti nënkuptonte eskstremizmin. Spartak Ngjela pas humbjes ë  tij në kandidimin për kryebashkiakun lëshoi një grumbull akuazash, kundër Ramës, për manipulime të votave, por ato u harruan. Më parë, ai kishte milituar në radhët e pratisë Lëvizja e Legalitetit, nga ku edhe kishte dalë deputet i saj, por Guri Durollari, e kishte zemrën të madhe dhe kësisoj, “Guri me bukë, e Ngjela me gurë”, nuk u kuptuan dot, ndonjëherë. Pastaj, Ngjela kaloi me PD-në, ku filloi zanatin e vjetër të burgut, në përgjim të bashkëpunëtorëve dhe kolegëve të vet. Por të nesërmen e zbulimit të misionit të Ngjelës, Berisha e përjashtoi nga partia dhe ai krijoi një parti tjetër të quajtur “Ligj dhe Drejtësi”. Madje mori aq pak vota saqë edhe 500 mijë lekëshin e marrë nga KQZ-ja për zgjedhjet, nuk e ka kthyer akoma. Por tani, njeriu i djathtë, i cili ka qenë i dënuar për akuzat ndaj babait të tij, po kërkon postin e ministrit të Drejtësisë duke zënë radhën tek dera e Partisë Socialiste. Madje, ai ka shprehur dëshirën të konvertohet në socialist, por Rama nuk ka pranuar. Kohët e fundit, legalisti që dikur ishte kristian, islamik, demokrat, si edhe çdo gjë tjetër, ka kërkuar këtë radhë të jetë pjesë e qeverisjes. Dhe nëse emrat e ministrave të tjerë do të then nga kryeministri Rama në ditën e caktuar, përkundrazi, emri i Ngjelës është publikuar prej atij vetë, duke pasur frikë se mos e harrojnë për fare.