Avokati Altin Goxhaj: U ftuan vetëm gazetarët e financuar nga Soros

1677
Avokati Altin Goxhaj u shpreh se ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin, ftoi në Konferencën për Lirinë e Medias e Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor të gjithë njerëzit e Sorosit, të cilët punojnë në Shqipëri. Sipas tij, nga 16 vetë të ftuar, 15 njerëzit ishin të Sorosit dhe Edi Ramës.

Investigimi i Goxhajt
Përjashtohen gjithë gazetarët jashtë kontrollit të Soros, d m th gjithë gazetarët që kanë tronditur Qeverinë e Sorosin me investigimet apo kontributin e tyre profesional dhe, natyrisht, çdo gazetar që ka mbështetur Trump 1 vit më parë!

1 – Ada Heqimi / Project “Justice for All” (Nuk tregohet punëdhënësi: EWMI partner implentues dhe sponsorizohet nga SOROS).
2 – Ben Andoni / Weekly Newspaper Java (Media proqeveritare) (Nuk tregohet punëdhënësi: Birn – Albania e krijuar nga SOROS).
3 – Mimoza Koçiu / Association of Professional Journalists of Albania (Kjo OJF është financuar nga SOROS dhe mbështet nga Instituti i Medias i krijuar si Spinoff i Fondacionit SOROS).
4 – Vasilika Laçi / Civil Rights Defenders (financohet nga SOROS).
5 – Remzi Lani / Albanian Media Insitute (Instituti i Medias i krijuar si Spinoff i Fondacionit SOROS dhe Remzi Lani themelues dhe kryetar për shumë vite i Bordit të Fondacionit SOROS).
6 – Fatjona Mejdini / Balkan Investigative Reporting Network (Birn – Albania e krijuar nga SOROS).
7 – Darian Pavli / Media Lawyer (Staf i Fondacionit SOROS për Reformën në Drejtësi dhe studimet i janë sponsorizuar nga Fondacioni SOROS).
8 – Celik Rruplli / EU Policy Hub (EU Policy Hub është Program i Fondacionit SOROS).
9 – Blendi Salaj / Nënkrytar i Këshillit të Medias (anëtar i bordeve të SOROS, Lëviz Albania dhe drejtues dhe përfitues i projekteve të SOROS).
10 – Ilva Tare / Ora News TV (Kryetare e Bordit të Fondacionit SOROS).
11 – Amarildo Topi / Citizens Channel (Nuk tregohet punëdhënësi SOROS, i cili ka krijuar programin EU Policy Hub).
12 – Kristina Voko / Balkan Investigative Reporting Network – BIRN (Birn – Albania e krijuar nga SOROS).
13 – Mero Baze / Tema Newspaper (Media proqeveritare). 
14 – Thoma Gëllçi / RTSH (Media proqeveritare). 
15 – Juli Ristani / Investigative show Fiks Fare, Top Channel TV (Media proqeveritare).
Përjashtim bën vetëm 1 gazetar që nuk ka asnjë të dhënë për lidhje me Soros:
16 – Marsela Karapanco / News 24 TV

“Koinçidencë” interesante është që në 1-vjetorin e zgjedhjes së Donald Trump si President i SHBA, asnjë nga 16 gazetarët dhe aktivistët e ftuar nuk ka pasur qëndrim proTrump dhe gati të gjithë kanë bërë fushatë të egër kundër Trump!

Ja disa nga gazetarët që u përjashtuan: Armir Shkurti, Basir Çollaku, Artan Rama, Alida Tota, Habjon Hasani, Elvi Fundo, etj. Ndërkohë përjashtohen të gjitha mediat që janë jashtë varësisë së Soros si FaxNews Live, Engjëll Musai -Gazeta Telegraf, Gazeta Standard apo Agjencia e Lajmeve Sot 1. Po ashtu Mediat online si SYRI.net, Citynews.al, Hashtag.al, Shuplaka, Zjarr Televizion, Pa rrena, Exit News – Shpjegon Shqipërinë, Gazeta Minerva, Publik Live, etj, etj. Të gjitha këto media dihet që janë jashtë kontrollit sorosian dhe 1 vit më parë nuk kanë bërë fushatë kundër Trump… përkundrazi! Kanë bërë fushatë pro.


Sigal