Avokati Altin Goxhaj: Si u gatua në zyrat e Sorosit raporti i “Freedom House” për Shqipërinë. Reagon edhe ish-asistenti i Bushit

636
Jakup B. GJOÇA

Raporti i Freedom House për Shqipërinë u gatua në zyrat e Fondacionit Soros dhe Bashkisë Tiranë
Freedom House do të duhej të ishte partiake, por ka të paktën 6 vjet, sipas dokumenteve që unë disponoj, që monopolin për raportimin për Shqipërinë e kanë pasur 3 reporterë që jetojnë me paratë e Sorosit! Nga viti 2011 deri në 2014 Raportet që u publikuan në 2012-2015 për Shqipërinë i bënte ekskluzivisht Gledis Gjipali që është Drejtor i një OJF-je të krijuar nga Sorosi dhe Ditmir Bushati
Av. Altin Goxha, aktivist i shquar i Lëvizjes Antiosorros në intervistën për gazetën “Telegraf” pohon se raporti i Freefom House për Shqipërinë u gatua në zyrat e Fondacionit Soros dhe të Bashkisë Tiranë dhe tashmë nga administrata amerikane Trump nuk ka më atë vlerë, derisa dihet që ky fondacion financohet nga Soros. 

-Zoti Altin Goxhaj, a është apartiake Freedom House?
– Freedom House do të duhej të ishte partiake, por ka të paktën 6 vjet, sipas dokumenteve që unë disponoj që monopolin për raportimin për Shqipërinë e kanë pasur 3 reporterë që jetojnë me paratë e Sorosit! Nga viti 2011 deri në 2014 Raportet që u publikuan në 2012-2015 për Shqipërinë i bënte ekskluzivisht Gledis Gjipali që është Drejtor i një OJF-je të krijuar nga Sorosi dhe Ditmir Bushati dhe që është i biri i një kandidateje për deputete e Partisë Socialiste në Zgjedhjet e 2005! Nga viti 2015-2016 Raportet për Shqipërinë që u publikuan në 2016-2017 i bënte ekskluzivisht Besar Likmeta, një ndër mercenarët më të vjetër të Sorosit i njohur për drejtimin e një organizate të themeluar nga Soros, që quhet BIRN Albania, e cila u krijua në vitin 2014 nga Endri Fuga, Erion Veliaj, Remzi Lani dhe Andri Dobrushi, si një watch dog mediatik i Soros, që do plotësonte vakuumin mediatik e krijuar nga mediat socialiste, që nuk mund të sulmonin më LSI, si pasojë e koalicionit me PS! Pra, një media që u krijua nga Sorosi, veç për hallet e Edit dhe Veliajt me LSI-në! Në 2017 Raportin, që u publikua në 2018 për Shqipërinë e bëri ekskluzivisht Blendi Kajsiu, i cili gjithë shkollimin universitar e ka bërë me bursat e Sorosit dhe që ka vite që ushqehet me honorare, rroga dhe projekte nga borderoja e Fondacionit Soros! Ajo që të bën përshtypje është që si Besar Likmeta dhe Blendi Kajsiu janë 2 kundërshtarë të egër të influencës amerikane në Shqipëri dhe të dy janë të implikuar në protesta “patriotike” kundër Qeverisë së SHBA (Blendi Kajsiu është konsideruar nga Policia e Shtetit dhe Prokuroria Tiranë si organizatori i Protestës kundër Ambasadës Amerikane në 12 Nëntor 2013, fakt i denoncuar publikisht nga unë po atë ditë në media si një përpjekje sorosiane për të krijuar antiamerikanizmin në Shqipëri), apo propaganda mashtruese antiamerikane, që prej fitores së zgjedhjeve presidenciale nga Donald Trump në 8 nëntor 2016 (Besar Likmeta drejton median më antiamerikane në Tiranë, BIRN Albania).

– Sa ndikim kanë raportet e Freedom House në qendrat e vendimmarrjeve politike NDËRKOMBËTARE?
– Freedom House është një institucion me influencë globale por që deri para një viti merrej në konsideratë seriozisht nga Departamenti i Shtetit si referencë e pavarur e besueshme për gjendjen e demokracisë në Botë. Por tashmë ka filluar një epokë e re në DASh dhe sot në Senat votohet për emërimin e Mike Pompeos, një konservator antikomunist dhe antiglobalist (e për pasojë edhe antisorosist) si Sekretar i ri i Shtetit të DASH. Kjo do të thotë se ky Raport mund të merret me rezerva për rastet, kur ekskluzivitetin për raportimin për vende të caktuara e kanë pasur reporterët e Soros! Sepse reporterët e Soros tashmë konsiderohen të kompromentuar në objektivitetin e tyre, si pasojë e diskreditimit të Agjendës Antiamerikane të Soros dhe pazareve partizane politike të tij në çdo vend ku ka influencë. 

– Kush e financon Freedom House?
– Freedom House financohet nga shumë burime private dhe publike në SHBA, por ajo që e kompromenton financimin e saj është partneriteti, si në financim dhe në implementim nga networku Soros! Tashmë është një fakt publik në SHBA se paratë e Soros ndikojnë në qëndrimet dhe impaktin e përfituesve dhe partnerëve të tij kudo në botë! Rasti shqiptaro-amerikan që po shqyrtohet nga “Judicial Watch” është një rast tipik, që po merret në konsideratë në SHBA, si një nga shembujt që diskreditojnë përfituesit dhe partnerët e Soros.

– A janë pasqyruar drejtpërdrejt në analizat e raportit që u publikua dje, aktorët dhe faktorët që kanë të bëjnë me korrupsionin dhe që kapën e shtetit? A është keqpërdorur Freedom House në funksion të agjentëve të njëanshme politike në SHQIPËRI?
– Mund ta them me plot bindjen se ai është një raport i hartuar në zyrat e Erion Veliajt dhe Andi Dobrushit në kuadër të Axhendës së Soros për kalimin e kontrollit të çifligut sorosian “Albanistan” nga Rama te Veliaj. Të flasësh për kapjen e medias dhe kontrollin total të tyre dhe të mos përmendësh bosin e gjithë televizioneve të Shqipërisë Erion Veliaj, kjo e bën Raportin për pjesën e Shqipërisë nul! Veliaj është rasti i parë në botë se si një qeveritar i nivelit të dytë (Kryetar Bashkie), që aspiron të bëhet Kryeministër të blejë 100% të televizioneve, derisa monopoli i tij kontrollues u thye nga Fax Neës TV, kur u hap pas zgjedhjeve të vitit 2017. Censura televizive dhe propaganda që ai drejton është rast unik. Asnjë fjalë nuk tha “reporteri i pavarur” Bendi Kajsiu i Soros në Raportin e Freedom House! Asnjë fjalë nuk u demonstrua në Raport mbi sabotimin e ngritjes së KLP-së nga Fondacioni Soros, duke bllokuar emërimin e përfaqësuesit të Shoqërisë Civile në mënyrë që Kryeprokurorja e Përkohshme të zgjidhej nga Edi Rama! Mungojnë me dhjetëra fakte mbi skandalin që plasi në vitin 2017 se si ishin dënuar mbi 6000 qytetarë “pa gjyq” për “vjedhje energjie” duke arritur rekordin botëror të dënimit të 97% të të proceduarve penalisht (as në Korenë e Veriut nuk mund të arrihet kjo përqindje nga proçcdimi te dënimi) çka tregonte qartë se gjyqet kishin qenë me urdhër të Qeverisë! Asnjë fjalë për grabitjen e pronave nga Qeveria! Etj., etj. Mungojnë me dhjetëra fakte dhe evidenca për gjendjen reale të të drejtave të njeriut dhe politikën në Shqipëri! Ja ky është Raporti i mercenarit të Sorosit, Kajsiu, i cili është thjesht një pisqollë politike e Soros për agjenda të mirëfillta partizane politike, që s’kanë asgjë të përbashkët me raportimet e pavarura! 

– Pse kemi proces të ngadalshëm të ngritjes së institucioneve të nevojshme për luftën kundër korrupsionit.
– Reforma sorosiane në Drejtësi u ideua, konceptua, u lobua dhe u shkrua dhe u influencua me miratim nga Fondacioni Soros dhe këtë e vërteton vetë Strategjia e Fondacionit të Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë 2014-2017, dokument sekret i zbuluar nga Wikileaks (DC Leaks) në Gusht 2016. Ky ishte instrumenti kryesor i kapjes së Shtetit nga Mafia sorosiane me një qëllim të vetëm final: Krijimi i së Parës Republike Oligarkike Sorosiane në Botë, e cila ka si dëm koolateral falimentimin dhe rrënimin e Kombit dhe Shoqërisë Shqiptare, e cila po shpopullohet dhe shpërbëhet me shpejtësi skëterre, sepse 3 milionë shqiptarë janë shumë dhe mjaftojnë vetëm 1 milionë skllevër dhe jo 28 mijë km2, por mjaftojnë rreth 20 mijë (pjesa tjetër synohet të shkëputet dhe shitet pas 10 vjetësh kur të ketë vdekur çdo qelizë dhe ind rezistence shoqërore.

– Cila është domethënia politike e fitores së tretë të Urban në Hungari?
– Nëse ti i tregon popullit tënd se kush është në të vërtetë Sorosi dhe paraqet një platformë reale, konkrete për demontimin e tij është e sigurt që ti fiton! Për fat të mirë edhe shqiptarët po zgjohen! Kemi vite që po punojmë bashkërisht për këtë ditë, ne, ju dhe aktorë të tjerë duke krijuar një fron defacto patriotësh AntiSoros! Gjej rastin t’ju shpreh edhe një herë vlerësimi maksimal për kontributin e jashtëzakonshëm që keni dhënë në këtë kauzë dhe mbështetjes edhe ndaj Lëvizjes AntiSoros edhe në ditët e censurës totale. 


Sigal