Avokati Altin Goxhaj dhe Avokati Erald Aga

824
Kundër projektligjit të përgatitur nga ekspertët e Soros për dhjetëfishimin e tarifave gjyqësore!!!
Studio jonë ligjore ka qenë dhe është kundra mënyrës së trajtimit të Reformës së Drejtësisë. Kemi qenë kundër edhe jemi kundër edhe me mënyrën e propagandës që po i bëhet kësaj reforme, duke mos i thënë të vërtetat qytetarëve Shqiptarë.

Nëse miratohet projekt-ligji që përcakton tarifat e reja gjyqësore për të filluar një proces gjyqësor, atëherë Reforma në Drejtësi do të quhej me të drejtë Reforma Mohimit të Drejtësisë. Pse? Sepse edhe, nëse sot qytetarët “humbin” të drejtën nëpër gjykatat Shqiptare, si shkak i presionit të pushtetit apo qeverive shqiptare apo edhe sistemit të korruptuar në gjyqësor, me miratimin e tarifave të reja gjyqësore, hapja apo fillimi i një procesi gjyqësor, për të kërkuar të drejtën e mohuar qytetarëve do t’i kushtojë aq shtrenjtë sa që do të konsiderohej Lluks aksesi në gjykatë dhe këtë të drejtë praktikisht do ta gëzonin vetëm qeveritë, politikanët, të korruptuarit dhe milionerët. Qytetarët dhe grupet e interesit duhet të çohen e të kundërshtojnë këtë projekt ligj, se këto tarifa nuk janë për shtetasit shqiptarë dhe xhepin e tyre. Aq më tepër nuk mund të aplikohen këto tarifa të reja në Shqipëri sipas modelit amerikan apo gjerman, kur dimë shumë mirë që në këto shtete asnjë qeveritar nuk guxon të protestojë përpara gjykatave apo të nëpërkëmbë gjykatat për vendimet e tyre, si edhe ku gjykatat janë plotësisht autonome. Me pak fjalë, me projekt ligjin e ri të tarifave gjyqësore, më shumë se 2/3 të qytetarëve shqiptarë “praktikisht” po i ndalohet aksesi në gjykatë, si shkak i tarifave shumë të lartë që shumica dërrmuese e qytetarëve të Shqipërisë nuk mundet t’i përballojë. Ja çfarë shkruhet në Relacionin e Sorosit, se pse tarifat që shumëfishohen dhe duhen paguar në çdo fazë të procesit dhe çdo shkallë: “Duke qenë se sistemi i tarifave gjyqësore aktuale nuk reflekton shpenzimet për funksionimin e sistemit të gjykatave dhe taksapaguesit ngarkohen me barrën e mbajtjes së këtij shërbimi, ky ligj ka për synim kalimin, për sa të jetë e mundur, të kësaj barre, fillimisht, te palët ndërgjyqëse të cilët iniciojnë procesin gjyqësor.”
Sigal