Avokat Sokol Hazizaj: Institucionet e gjyqësorit, më afër komunizmit se demokracisë

832
Jakup B. GJOÇA
Aktualisht, Gjyqësori është në kolaps total, jo për arsye ligjore, por për shkaqe ekzistence të vlerësuesve kurse qeveria është në kulmin e luksit për të bërë jashtë vëmendjes atë çfarë do dhe kërkon në kundërshtim të hapur me kushtetutën dhe ligjet ekzistuese
Realisht, Reforma në Drejtësi, e propaganduar kaq bujshëm nga Kryeministri Rama, për katharsin e Gjyqësorit dhe kundër korrupsionit, DËSHTOI. Jo vetëm kaq. Avokati Sokol Hazizaj, një ndër ekspertët më të mirë të Jurispodencës, në intervistën për gazetën “Telegraf”, duke cilësuar aktualisht Gjyqësorin që ndodhet në kolaps, edhe pse zbatohet reforma në drejtësi, shpjegon, analizon e argumenton shkaqet, faktorët përse dështoi Reforma në Drejtësi në Shqipëri. Avokat Hazizaj, e cilëson Reformën në Drejtësi “eksperiment” dhe pohon se “Formatimi i një eksperimenti në llojin e vet në një vend të vogël, ku ende liria dhe gëzimi i saj nuk ka sjellë efektet e veta, mund të sjell ndryshime, por në mënyrë absolute nuk sjell përparim, sa kohë në thelb këtu ende vota dhe zgjedhjet politike janë totalisht të korruptuara, dhe liria është e barazvlefshme me paranë. Ndërsa për katharsin e Gjyqësorit, avokat Hazizaj, pohon jo vetëm që nuk mund të ndodhë, por, në një vend, si Shqipëria, ku jeta dhe liria ligjore është e rrezikuar në çdo moment, nuk ka kuptim ose është e tepërt të flitet për katharsis. 
-Avokat Hazizaj, përse deri tani ende nuk janë ngritur institucionet e reja të drejtësisë, derisa ka kohë që reforma në drejtësi u votua njëzëri në Parlament?
– Është e vërtetë dhe duhet vlerësuar seriozisht që nga hyrja në fuqi e ndryshimeve kushtetuese dhe deri tani po kalojnë rreth dy vjet ku nga moria e me më shumë se gjashtë institucioneve të reja që duhet të ngriheshin dhe ndryshonin për pasojë të saj nuk janë ngritur dhe nuk kanë ndryshuar, përveç KPK (Komisionit të pavarur të kualifikimit, ose Komisionit të Vetingut, siç i thonë rëndom, si dhe Kolegjit të Apelimit) Përpos këtyre dy organeve, nuk ka asnjë risi tjetër reale të konstruktuar për shkak të kushtetutës. Në këtë kuptim, zë vend me të drejtë dyshimi i të ardhmes së ngrehinës së re të institucioneve qeverisëse të gjyqësorit dhe pajisjes së tyre me llogistikën e duhur dhe më pas funksionimin e tyre. Ndaj, parë me kujdes vihet re që boshllëku i krijuar nga mungesa e zbatimit të ligjit sjell për pasojë, ose i zë vend thashethemeve, apo sensibiliteteve, të cilat më tepër ngjajnë, ose zëvendësojnë me vulgaritete populiste punën e vet organeve. Sa i përket kohës, apo trajtës në formën e “njëzërit” të votimit, theksoj se kjo lloj mode ose fryme, më tepër të kujton të kaluarën e para viteve ’90, se sa mënyrën se si funksionon dhe duhet demokracia. 

– A ka praktikisht ligje në Reformën e re të Drejtësisë që fotografojnë qëndrime të caktuara të Politikës, për emërime konkrete në institucionet e reja të Drejtësisë?
– Duhet pranuar se në kohën që po jetojmë politika hileqare dhe mediokre duket sikur i ka lënë vend më shumë hapësirave të lirisë individuale të njeriut, se sa krijimit të profilit ligjor të respektimit të rregullave. Duke shfrytëzuar në mënyrë tinzare gjysmën e të pakënaqurve nga drejtësia, kanë larguar vëmendjen nga thelbi i deformimit, që është vet politika. Kjo mënyrë të sjelluri, në bëckground-in e vet nuk përjashton mundësinë e të përqëndruarit të të gjitha zgjedhjeve dhe në drejtësi me prokurim të drejtërdrejtë, siç po ndodh rëndom në dhe mbi çdo gjë. 
Vijon…
Sigal