Avionët e drogës nga Shqipëria në linjat ndërkombëtare

568
Akoma nuk janë zbuluar se cilët janë porositësit dhe garantuesit e 613 kg kokaine që u kap në Portin e Durrësit, para disa muajsh, ndërkohë, që në qiellin shqiptar po shikohen fluturime të avionëve të vegjël, ata, që bëjnë transportin ndërkombëtar të drogës nga Shqipëria në drejtim të vendeve evropiane. Ende nuk është zbardhur përgjegjësia politike, pse kohë më parë nuk punonin radarët e Ushtrisë Shqiptare, për të kapur fluturimet e avionëve të drogës, kur dje, sërish, duket se radarët e ushtrisë tonë, sërish nuk punojnë. Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video të dërguar nga qytetari digjital, ku shihet një avion i vogël duke fluturuar në zonën e Ishmit. Berisha thotë se narkoflota ajrore nuk pushon as të dielën. Ish-kryeministri Berisha shkruan: “As te dielën Narkoflota ajrore nuk pushon! Ishmi është pikë mjalti e saj! Lexoni mesazhin shikoni videon e qytetarit digjital. Sb “Shikoni z. Berisha dhe të dielën nuk e bëjmë pushim kaçatorrat kanabiste. Pamje nga kalaja e Prezës drejt Ishmit.”
Sigal