Av. Altin Goxhaj: Sot, gjyq kundër Fatmir Xhafaj për anulimin e paligjshëm të garës për “Avokat i Popullit”

161
“Platforma e Avokatit të Popullit, të jetë kundër interesave të Oligarkisë Sorosjane”
Kandidat për Avokatin e Popullit 
Sot në orën 09:00, dërgoj Padi në Gjykatën Administrative të Tiranës për të shpallur të pavlefshme Vendimin nr 3 dt 28.12.2016 për anulimin e garës për Avokatin e Popullit nga Fatmir Xhafa i Komisionit të Ligjeve që shkeli ligjin nga frika e Platformës time AntiSoros: “Platforma e Avokatit të Popullit kundër Diktaturës së Oligarkisë Sorosjane”. Sipas padisë, jepen prova se anulimi i garës nga njeriu i Soros Fatmir Xhafa (që u bë në shkelje flagrante me Ligjin për Avokatin e Popullit) u bë për shkak të Platformës time AntiSoros (kam prova video, fotografi, faksimile, procesverbale, 3 ligje, etj). Sipas ligjit për Avokatin e Popullit (të ndryshuar nga vetë Fatmir Xhafa dhe përsëri të shkelur nga ai) dhe Rregullores së Parlamentit, Komisioni i Ligjeve nuk ka asnjë kompetencë për anulim apo shpallje gare. Shkeljen e Ligjit e denoncoi me zë dhe figurë edhe vetë anëtari i Komisionit të Ligjeve, Z. Petrit Vasili i LSI por Fatmir Xhafa dhe tabori socialist me urdhër të Ramës anuluan garën. Nesër do të informoj para seancës dëgjimore edhe institucionet ndërkombëtare sidomos ato amerikane, se çfarë ndodh në Shqipëri nëse je kundër Sorosit dhe se si Gjykatat në presionin e Vetingut të Sorosit do të shkelin ligjin. Ky gjyq do të provojë pranë institucioneve amerikane, evropiane dhe ndërkombëtare se çfarë ndodh në Çifligun Shqiptar të Sorosit. Gara u anulua pas prezantimit të videos sime “Platforma e Avokatit të Popullit kundër Diktaturës së Oligarkisë Sorosjane” Në këtë pisllëk mos u habisni që kanë ngjyer duart në kundërshtim me urdhrin e Lulzim Bashës në 15 Janar 2017, edhe 3 këlyshë të Sorosit në PD: F. K., E. L. dhe deputeti G. B por këtë do t’ua prezantoj nesër. Jo po ka nga ata që nuk besojnë se në PD vepron Kolona e Pestë e Sorosit. Ja çfarë tha Petrit Vasili në Mbledhjen e Komisionit të Ligjeve në 28 Dhjetor 2016 kur denoncoi shkeljen e Ligjit për Avokatin e Popullit dhe Rregulloren e Parlamentit nga Fatmir Xhafa dhe tabori socialist i Ramës.”Ky proces ku ka qenë i paligjshëm deri sot? Ku ka qenë jo transparentë deri më sot? Dhe ku ka qenë i mbyllur deri sot, të cilat ne na bëjnë që të gjejmë, në pikëpamjen time, një zgjidhje, që s’është ligjore sepse këto afate ligjore s’i kam vënë unë i ka vënë vetë ligji dhe ju i keni cituar dhe ne i kemi zbatuar, dhe ku i ka munguar Komisioni të gjitha këtyre detyrimeve për t’i përmbushur deri më një! Më rezulton se i ka përmbushur deri më një të gjitha detyrimet. Dhe as e ka mbyllur për njeri dhe as i ka privuar të drejtën njeriu, Dhe as ka pasur një vërejtje për mënyrën e procedurës për të aplikuar.”