Av. Altin Goxhaj: Projekti i Soros, Qeveri PS-PD në 2017, me Ramën kryeministër dhe Bashën zv.kryeministër

618
Av. Alti Goxhaj, një opozitar i Shoqërisë Civile, në intervistën për gazetën “Telegraf”, shpjegon se sot PD nuk ka opozitë, por ka si mision që të bëjë një qeveri të stabilitetit PD-PS në 2017, sipas një skenari të Soros dhe se gjithë energjitë e saj, sot i harxhon, që Kolona e Pestë e Soros të kapë të gjitha strukturat e PD. Ky skenar politik, thotë Av. Goxhaj, u nënshkrua në 5 dhjetor 2014, kur Soros takoi në Tiranë, Bashën, kryetarin e PD., ndaj në 8 dhjetor 2014 u anuluan protestat e opozitës kundër qeverisjes. Av. Goxhaj thotë se Kolona e Pestë e Soros te PD bojkotuan edhe fushatën e Dr. Halim Kosovës, për të mbështetur beniaminin e Soros, Veliaj. Ndaj, sot, thotë Av. Goxhaj, “PD po investon të heqë qafe Metën, jo që të shpëtojë nga Meta, por vetëm për të shpëtuar të babëziturin Rama nga Meta! i gjithë aksioni opozitar kundër Metës është vetëm një aksion për të shpëtuar të korruptuarin Rama, në mënyrë që të bëjnë gati dhe justifikojnë Koalicionin PS me PD (me atë çka do të mbesë nga PD si parti e tretë)! Av. Goxhaj shprehet për “Telegraf” se Dr. Halim Kosova solli atë që mungon më shumë sot: Kartën Morale! Integritetin dhe besimin e qytetarëve te Opozita. Kosova nuk humbi! U shit, pikërisht për atë që përfaqëson!

– Zoti Goxhaj, cili është vlerësimi juaj për opozitën e sotme të PD me një fjali?
– PD ndodhet në opozitë por nuk po bën Opozitën! Ka tjetër mision!

– Pse ende PD nuk arrin që të fitojë besimin e elektoratit se është një alternativë politike e gatshme për të qeverisuar?
– Sepse PD nuk e ka këtë plan! Plani i vetëm i PDsë është një Qeveri Stabiliteti PD-PS në 2017 që do të administrojë falimentimin ekonomik të Shqipërisë sipas modelit grek! 

– A ka strategji politike PD për të bërë opozitë?
PD-ja ka vetëm një strategji drejt këtij plani: të bëjë sikur po lufton “fort” Qeverinë, që të mbajë demokratët “me gajret për fitoren e ardhshme”, ndërkohë që gjithë energjia është përqëndruar për kapjen e strukturave të PD-së nga Kolona e Pestë e Soros në PD!

– Kanë ndodhur shumë ngjarje, që kanë ngjallur reaksione negative te populli, por PD nuk ka mundur që të sensibiliozjë opinionin për reagime. Përse sipas jush?
– Çdo ditë të gjithë shohim qartë e më qartë dhe populli vuan thellë e më thellë nga një Qeveri Oligarkike, që po instalon një Diktaturë të pashpirt me një shtet policor absurd, me burgje plot me fukarenj dhe të pafajshëm, me papunësi në rritje, me vrasjen përfundimtare të çdo të ardhmjeje jo vetëm për fëmijët, por edhe për të tashmen e vetë prindërve. Kjo qeveri ka një plan perfekt që po realizohet kapitull pas kapitulli për të realizuar Falimentimin Ekonomik të Shqipërisë në 2017, sipas modelit grek me qëllim për të nxjerrë në ankand gjithë çka mbetur dhe blerë, apo edhe konfiskuar çdo pasuri dhe territor për llogari të oligarkisë. PD ka të drejtw të zgjedhë 365 kauza në vit, por PD ka që në 6 Dhjetor 2014 një axhendë krejt tjetër! Atë të ndarjes së plaçkës me Edi Ramën në 2017, nëpërmjet një Qeverie Stabiliteti, ku Kryeministër do të jetë Edi Rama dhe Basha Zv.Kryeministër dhe kumbarë George Soros, apo i biri, nëse ati na lë shëndenë deri në 2017! Ndaj dhe PD ka bërë çmos për të rrënuar çdo kauzë të drejtë dhe demotivuar çdo protestë reale dhe fokusuar gjithë aksionin opozitar në përdorimin e protestave për të marrë në kontroll PD-në dhe ndihmuar Edi Ramën, që edhe ai të bëjë spastrimet e veta brenda Mazhorancës, për të shpëtuar veten nga babëzia e Metës, a thua se babëzia e Ramës qenkërka e pranueshme!

– Përse nga kjo opozitë e PD mungojnë protestat, si një mjet demokratik, për të opozituar kekqqeverisjen, për shumë tema, si papunësia, mjerimi, mosdhënia e ndihmës sociale për shtresat në nevojë, korrupsioni?
– Kur PD në 22 Nëntor 2014 (e detyruar nga presioni i brendshëm para zgjedhjes së Kryesisë së re) pranoi të organizonte protestën më të madhe që kishte bërë që, kur kaloi në Opozitë, në vend që të vazhdonte me protestën e dytë të radhës, që ishte planifikuar në 8 Dhjetor 2014 anulloi “habitshëm” çdo lloj aksioni opozitar në rrugë, duke habitur gjithë dynjanë! Në fakt, habia e vërtetë nuk ishte anulimi i çdo proteste, por pazari i turpshëm dhe i fshehtë i Bashës me Ramën nëpërmjet “ndërmjetësit” “bamirës” George Soros, që Basha e priti zyrtarisht në selinë e Partisë në 5 dhjetor 2014. Atë ditë u vendos Axhenda e Re e Opozitës: Bashkëpunimin e ngushtë, por të fshehtë me Ramën për instalimin e Diktaturës së Oligarkisë Sorosiane, duke e kthyer PD-në brenda 2017 në një Parti të Pastër Sorosiane, që do të jetë nën lidershipin Parlamentar dhe Qeveritar të Kolonës aktuale së Pestë Sorosiane. Tashmë kjo nuk është më Parti Demokratike, por Partia Soros 2.0, ku Basha ja ka dhënë gjithë pushtetin Pollos dhe Bozdos, Rulit dhe Kadillit, dhe Tabakut, Spahos dhe Salianjit, Çollakut dhe Besnik Alisë dhe të tjerë si këta, por produkte të pastra të netëorkut sorosian të ngritur që në 1992! Tashmë faktorë mediatikë “opozitarë” janë gjithë falangat sorosiane të UETsë së Çilit, apo underground të rrogëtarëve të Fondacionit Soros, si Afrim Krasniqi, apo Lutfi Dervishi!
Në 8 Dhjetor 2014 ishte planifikuar fillimi i rrëzimit të Qeverisë Rama-Meta nëpërmjet pushtimit me batanije të Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe mllefi popullor u mat në 22 nëntor 2014, por Soros 82 vjeccar erdhi me urgjencë në Shqipëri për të blerë Bashën dhe ndaluar rrezikimin e Qeverisë së tij sorosiane për cilën u investua 21 vjet! Arsyeja pse Soros 82 vjecc i hypi avionit të tij personal dhe erdhi me urgjence ishte sepse destabilizimi i Qeverisë Rama do të sillte padyshim rrezikimin e planit sorosian për kapjen përfundimtare të ekonomisë shqiptare dhe kjo do të thotë miliarda dollarë humbje e sigurtë për të! Në 8 Dhjetor 2014 ishin planifikuar të fillonin protestat e shumëmotivuara opozitare dhe pushtimi i bulevardit do të konkludohej me rrëzimin e Qeverisë, pikërisht në momentin kur ajo kishte mbetur pa mbështetjen e opionionit publik, si pasojë e qartësisë së rolit të saj represiv ndaj popullit dhe rrënimin ekonomik të vendit! Në 20 Shkurt 2015 ishte deadline i rrëzimit të kësaj Qeverie, por gjithshka që bëri opozita ishte nxjerrja e Pollos pas 8 Dhjetorit që të lajmëronte demokratët se protestat do të ndërpriteshin pa afat dhe do rifillonin andej nga mars-prilli (dhe nw fund të marsit ne e pamë se si PD u mor me Tom Doshin dhe jo bojkotin e reformës territoriale dhe as bllokimin e pranimit të shitjes së zgjedhjeve)! Pazari i Soros me PD synoi të krijonte një Axhendë të Fshehtë të pastrimit të pengesave brenda mazhorancës dhe brenda Opozitës, nëpërmjet Reformës në Drejtësi, shitjes së zgjedhjeve lokale dhe faktorizmit për herë e më të madh të Kolonës së Pestë Sorosiane brenda Opozitës! Çdo gjë që keni parë në TV dhe politikë s’ka qenë gjë tjetër, veçse një tragjikomedi, ku palët kanë krijuar konflikte shterpë për të mashtruar publikun se ka opozitë! Çdo kush që kërkon që PD të bëjë Opozitën se kupton se sot s’ka më Opozitë, por vetëm një Pazar të ndarjes së plaçkës në 2017 midis sorosianëve të PD-së dhe PS-së!!! E vetmja arsye që PD targeton Metën nuk është korrupsioni i Metës! Por PD po investon të heqë qafe Metën jo që të shpëtojë nga Meta, por vetëm për të shpëtuar të babëziturin Rama! I gjithë aksioni opozitar kundër të korruptuarit Meta është vetëm një aksion për të shpëtuar të korruptuarin Rama në mënyrë që të bëjnë gati dhe justifikojnë Koalicionin PS me PD (me atë çka do të mbesë nga PD si parti e tretë)!

-A e ka bërë analizën e humbjeve elektorale PD të 2013 e 2015?
– PD e ka bërë analizën në Korrik – Gusht 2015! U thanë demokratëve ikni me pushime dhe gjithë Kolona e Pestë e Soros në PD iu përvesh punës për të marrë nën kontroll PDnë dhe krijuar grupet e sulmit lokal kundër të gjithë atyre që do të guxonin të bënin analizë të zgjedheve të shitura për llogari të pazarit të 5 dhjetorit 2014! Përgjatë Korrik-Gushtit më shumë jam sulmuar unë nga lukunitë e zagarëve të ndërsyer nga Kolona e Pestë e Soros në PD se sa është sulmuar Erion Veliaj në fushatë 😉 Mjafton të shohësh Tiranën dhe do të kuptosh se pikërisht ata që shitën Halim Kosovën sot janë fytyra televizive e PDsë… në mediat e kapura kuptohet!!!
– I vetmi person që ka pranuar përgjegjësitë politike të humbjes poltike të PD është Berisha me dorëheqjen e tij nga postet drejtuese te PD. Po për figura të tjera të PD a nuk është e njëjtë kjo përgjegjësi politike?
– Nuk ka askush përgjegjësi politike në PD për humbjen! Pyetja duhej të ishte kush mban përgjegjësi për shitjen e zgjedhjeve, të PDsë dhe vetë Opozitarizmit! Dhe ne kritikët e teatrit politik e dimë mirë kush i shiti: Kolona e Pestë e Soros që sot është stafi real i Bashës dhe askush përveç Bashës nuk është përgjegjës që ka këtë staf dhe e pranoi këtë Pazar personal sorosian me Ramën në kurriz të opozitarizmit dhe vetë rënies së demokracisë!

– Sa është rinovuar sot udheheqja e PD?
– Pas 21 Qershorit 2015 Sorosi e ka rinovuar plotësisht PD-në! Hap televizorin dhe do e shohësh se kush e drejton faktikisht PD-në! Fytyra e PDsë së sotme është ajo e Bozdos dhe Tabakut, Spahos dhe Pollos, Salianjit dhe Çollakut, Kadillit, etj etj! Soros ja ka dalë! Të tjerët pranojnë atë që ka ndodhur dhe po përpiqen të mbijetojnë duke u integruar me rendin e ri të gjërave në PD! Vetë Kolona e Pestë e Soros ka caktuar një ndër ushtaret e bindura sorosiane në PD, si Majlinda Bregu për ta katapultuar si përfaqësues i zërave kritikë ndaj Bashës! Zëri “kritik” Bregu është thjesht një akt i rëndomtë në këtë teatër të kapjes sorosiane të PDsë ku edhe ata që e kapën dhe ata që e kritikojnë janë gjithmonë po ata… avaz i vjetër në teatrin politik dhe mediatik të këtyre viteve në Shqipëri!

– Sa reale janë kritikat që bëhen për mungesën e një lidershipi në PD?
– PD ka lidership pra! Atë të Soros!

– Do të bëjë dot pastrimin e figurave të korruptuara dhe të inkriminuara të PD komisioni i posaçëm, me kryetar Halim Kosovën?
Reforma në Drejtësi është një çomangë e dyanshme e Ramës dhe Bashës për të mbajtur nën kontroll dhe ndëshkuar kundërshtarët e vet! Dokumenti qesharak me 300 pika është një dokument që nuk u konsultua kurrë me ekspertët apo juristët kritikë të kësaj mazhorance sepse kështu u vendos në tavolinën ku u ul Basha dhe Soros në 5 Dhjetor 2014! Ata që bënë sikur e shkruan atë thjesht e morën me copy paste nga e-maili i grupit të ekspertëve të fondacionit Soros! Ndërsa Komisioni i posaçëm i Halim Kosovës është më shumë një përpjekje për të ushtruar një ekuilibër teknik të forcave dhe grupeve në PD! Halim Kosova nuk është pjesë e lojës sorosiane dhe pozicioni i tij është i vemti faktor ekuilibrues dhe frenues i revanshit sorosian në PD! Por Basha po e përdor këtë për të reduktuar reaksionin e brendshëm kundër kapjes sorosiane të PDsë! Askush s’mund të dyshojë te integriteti i Kosovës dhe kjo është një përpjekje e zgjuar e Bashës për ti mbajtur në qetësi viktimat e revanshit sorosian në PD! 

– Po populli a ka faj?
-Populli ynë është një popull partish dhe jo qytetarësh! Nëse partitë e shesin nuk është më faji i popullit! Sepse ky nuk është popull qytetarësh! 

– Çfarë risi politike solli Halim Kosova me kandidimin e tij në zgjedhjet e 21 qershorit?
– Halim Kosova solli atë që na mungon më shumë sot: Kartën morale! Integritetin dhe besimin e qytetarëve te Opozita! Ai nuk humbi! U shit pikërisht për atë që përfaqëson!
Sigal