Av. Altin Goxhaj: Presidenti shpërndan Parlamentin, nëse palët politike nuk bien dakord për datën e zgjedhjeve

630
Sigal

Avokati Altin Goxhaj, në një prononcim për Gazetën Telegraf analizon situatën e vështirë në të cilën e ka futur vendin kryerilindësi Rama. Lëvizja e Metës është hapi i vetëm që mund të ndërmarrë një President përballë një Krize Kushtetuese të krijuar nga një Satrap i Soros në një vend që ka rënë Rendi Kushtetues dhe qeveriset pa ligje, pa parlament, pa gjykata, pa KQZ, pa demokraci! Presidenti me lëvizjen e vet dje shpëtoi vendin nga përplasja e madhe ku palët do të vendoseshin pa zgjidhje përgjithmonë. Dje Presidenti realizoi detyrimin kushtetues të përfaqësimit të Unitetit të Popullit siç e përcakton Neni 86 1. “Presidenti i Republikës është Kryetar i Shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit.” Populli do të përçahej duke shkuar drejt një konflikti civil të paprecedent në sistemet demokratike por tipike në autokracitë postkomuniste! Ç’dekretimi i Zgjedhjeve lokale përcakton ndalimin e përplasjes në rrugë dha transferimin e konfliktit me molotov të popullit kundër gazit helmues të policisë në debat ligjor dhe politik në tryezën e Presidentit. Sot gjithkush është i qartë se do të përplasen “kalorësit” në tryeza dhe jo populli me popullin me uniformë, se edhe policët viktima janë të një regjimi autokratik diktatorial të krijuar nga Mafia Soros! Lëvizja e Presidentit është e kalkuluar deri në detaj duke i vendosur palët para alternativës së eksplorimit të zgjidhjeve, por edhe riparimit të situatës të tmerrshme të një vendi unik në Evropë, ku nuk ka Gjykatë Kushtetuese që do të thotë se ka rënë me kohë Rendi Kushtetues! Nuk mund të ekzistojë termi Rend Kushtetues pa Gjykatë Kushtetuese si i vetmi institucion që përcakton, nëse një akt ligjor apo nënligjor, një vendim gjykate apo një veprim pushtetor është apo nuk është kushtetues dhe jetojmë në një vend ku gjysma e ligjeve dhe për pasojë edhe 75 % e VKM-ve janë antikushtetues! Në Shqipëri nuk ka rend kushtetues, por nuk ka jo vetëm as Gjykatë të Lartë, por as gjykatës dhe prokurorë! Ka vetëm nëpunës civilë të Soros në krye të Qeverisë që shërbejnë si gjykatës dhe hetues! Veprimi i Presidentit merret si shpëtim ligjor në një rend jokushtetues! Por Presidenti është i mbrojtur në veprimet e veta! Ai nuk mund të shkarkohet dot nga Partia Socialiste! Sepse Presidenti ka një as nën mëngë: SHPËRNDARJEN E PARLAMENTIT! Ky akt nuk ka ku të ankimohet, sepse nuk ka Gjykatë Kushtetuese dhe Gjykata Kushtetuese nuk ringrihet dot në këtë krizë institucionale, pasi ka afate dhe kushte të qarta që teknikisht e bëjnë të pamundur. Lëvizja e Presidentit quhet shah-mat! Çka i detyron palët ose të gjejnë zgjidhje ose shpallen Zgjedhje të Parakohshme! Gjithsecilit i duhet kujtuar gjithkujt, se lëvizja e Presidentit për Ç’dekretimin e Zgjedhjeve nuk është aspak e ngjashme me dorëzimin e mandateve nga Luli! Luli e bëri pa u konsultuar me faktorin amerikan dhe evropian! Kjo solli edhe reaksion ndërkombëtar, sepse nuk mund të krijohet një precedent kaq i rëndë ndërkombëtar në Rajon dhe më gjerë, ku zyrtarët amerikanë e marrin vesh te “Zëri i Amerikës”! Qartas lëvizja e Metës është konsultuar paraprakisht me faktorin ndërkombëtar, ndaj dhe do të ketë mbështetjen e pritshme.