Av. Altin Goxhaj: Parti Demokratike apo parti sorosiane?

498
Sigal

Besnik Mustafaj, “prurja më e re” e Lulzim Bashës në
PD (që kur Besniku u rreshtua te kampi Soros për reformën në drejtësi kundër
PD), sot po këshillon Bashën që të përzejë Sali Berishën!


Ndërkohë Lulzim Basha ka caktuar Anti-Berishistin e tërbuar
dhe Sorosistin kryesor Afrim Krasniqi, i cili është edhe bashkë-kryetar i
“Dhomës Zgjedhore të Soros” si TRAINERIN E STRUKTURAVE TË PARTISË
DEMOKRATIKE!


Ndërkohë që gjithë gazetarët e Soros po këndojnë në kor se
“Fajin e ka Saliu” që nuk po e lë Bashën të bëjë Opozitë! Në fakt
edhe unë jam i të njëjtit mendim: FAJIN E KA SALIU QË VURI LULZIM BASHËN
KRYETAR dhe nuk reagoi kur Basha bëri marëveshjen e 6 Dhjetorit 2014 me Soros për
të shkatërruar Partinë Demokratike derisa sa ta riformatojë përgjatë opozitës
2017-2021 si parti 100% sorosiane!!!