Av. Altin Goxhaj: Nga 4 OJF-të e caktuara për “Veting”, 1 është përzgjedhur nga Soros, 3 janë të kontrolluara nga paratë e tij

73
A e morët vesh? Fondacioni “Soros” kualifikohet edhe nga ndërkombëtarët, si përfaqësues i Shoqërisë Civile, për të bërë përzgjedhjen e kandidaturës së përfaqësuesve të shoqërisë civile në Komisionin e “Veting”-ut! E kanë bërë ligjin, në atë formë që Sorosi të kontrollojë edhe procesin e “Veting”-ut, jo vetëm me “ushtarët” e tij që ka në Shqipëri, por edhe ta kontrollojë direkt personalisht këtë proces! Është një listë me emrat e organizatave që përmbushin kriteret për të qenë pjesë e “Komisionit të Shoqërisë Civile”, që do të kryejë verifikimin paraprak të kandidaturës për anëtarin që përfaqëson shoqërinë civile në Këshillin e Lartë Gjyqësor, si dhe në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Në përputhje me dispozitat ligjore, të parashikuara në nenin 56, pika 11, si dhe në nenin 154, pika 11 të Ligjit nr. 115/2016 “Për Organet e Qeverisjes së Sistemit të Drejtësisë”, institucioni i “Avokatit të Popullit”, përfundoi verifikimin për plotësimin dhe përmbushjen e kritereve nga organizatat që shprehën interesin për të qenë pjesë e “Komisionit të Shoqërisë Civile”, që do të kryejë verifikimin paraprak të kandidaturës për anëtarin që përfaqëson shoqërinë civile, në Këshillin e Lartë Gjyqësor, si dhe në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Pas përfundimit të verifikimit. “Avokati i Popullit” publikoi emrat e organizatave që përmbushin kriteret ligjore, të cilët janë si më poshtë:

1) Fondacioni “Grupi i të Drejtave të Njeriut” 
2) TLAS 
3) Fondacioni Shoqëri e Hapur për Shqipërinë 
4) Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë 
5) Qendra Evropiane