Autostrada Tiranë-Durrës, Petrit Vasili: Si Afganistan, Rama të hedhë ndonjë lopatë asfalt

54
Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili e ka nisur ditën me një shqetësim. Në një postim në rrjetin social facebook, Vasili akuzon kreun e qeverisë se autostrada Tiranë-Durrës, ka korsinë e djathtë si Afganistani pas bombardimeve.
Duke e quajtur Edi Ramën si kryeministër duartharë e gojëçarap, Vasili pyet nëse qeveria do të hedh ndonjë lopatë asfat në këtë aks të rëndësishëm. Shqetësimi i kreut të grupit parlamentar të LSI-së, vjen në një kohë kur pritet të çelet sezoni turistik, dhe ky aks është një ndër më të popullarit.
”Kryeministër duartharë e gojëçarap. Autostrada Tiranë-Durrës është bërë për faqe të zezë. Korsia e djathtë, në të dy anët është bërë si Afganistani pas bombardimeve. Ky kryeministri duartharë, që e bën gojën çarap lart e poshtë, a ka ndërmend të hedhë ndonjë lopatë asfalt se erdhi edhe sezoni turistik”,-shkruan Vasili.