Autostrada Tiranë-Durrës do jepet me pagesë, në 2019-n

613
Sigal

Jakup B. GJOÇA

Autostrada Tiranë Durrës do të bëhet me pagesë, 385 milionë euro pagesa e tenderit

Qeveria nuk ndalet në dhënien e koncesioneve, 2 miliardë euro fatura, FMN dhe BB kundërshtojnë

Qeveria e Rilindjes Socialiste nuk ndalet në dhënien e koncesioneve dhe të tenderëve, edhe pse deri tani fatura e 2.400 koncesioneve dhe tenderëve të dhëna i kalon 1,5 miliardë euro. Sipas nj studimi të kryer nga institucionet në SHBA, Shqipëria ia kalon edhe Francës në dhënien e koncesioneve, e krahasuar me madhësinë e ekonomisë, ndërkohë që borxhi publik i Shqipërisë rritet në përmasa të paparashikuara dhe shqetësuese, papunësia rritet, vendet e punës zvogëlohen. Ministria e Financave programon të paguajë vitin tjetër për financimin e koncesioneve rreth 12,6 miliardë lekë ose rreth 100 milionë euro me kursin aktual të këmbimit, sipas programit të projektbuxhetit 2019, me një rritje 72% ne krahasim me faktin e këtij viti. Vitin që vjen janë parashikuar të financohen 12,6 miliardë lekë nga 7,3 miliardë lekë të planifikuara për tu paguar këtë vit.

Edhe 2 milardë euro të tjera për koncesionet e reja

Qeveria shqiptare ka planifikuar të nënshkruaje edhe tre kontrata të reja koncesionare në infrastrukturën rrugore dhe aeroportuale. Ndër to spikat dhënia me koncesion e Autostradës, Tiranë- Durrës kundrejt vlerës 49 miliardë lekë ose rreth 385 milionë euro. Projekti përfshin ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugës. Projekte të reja janë autostrada Kashar-Rrogozhinë me 84 miliardë financim ose 660 milionë euro. Gjithashtu kontrata e koncesionit për aeroportin e Vlorës parashikohet te financohet me PPP me 14 miliardë lek ose rreth 110 milionë euro dhe Aeroporti i Kukësit me një vlerë 884 milionë lekë ose rreth 5 milionë euro. Të gjitha koncesionet reja që pritet të nënshkruhen vitin që vjen me PPP që përfshijnë shkollat në Tiranë, Spitalin rajonal të Fierit, 6 akse rrugore dhe dy aeroporte kushtojnë gjithsej 262 miliardë lekë, duke e kaluar vlerën e 2 miliardë eurove.

FMN dhe BB kundërshtojnë fort koncesionet e qeverisë së Rilindjes

Shqipëria para disa javësh u detyrua të merrte një borxh të ri prej 500 milionë euro, në formën e eurobondit, shumë kjo që ende nuk është reflektuar në borxhin publik. FMN dhe BB e kanë kundërshtuar me forcë dhënien masive të koncesioneve dhe tenderëve, të cilat nuk bëjnë investime publike, nuk kanë hapur vende të reja pune, nuk kanë sjellë aspak rritjen e të ardhura në buxhetin e shtetit. Përkundrazi. Në 8 mujorin e parë të 2018-s u krijua një “gropë” e zezë në të ardhura, pasi munguan 500 milionë lekë.

Qeveria jep me koncesion rrugët dhe vendos pagesën

Shumë rrugë, të cilat janë ndërtuar deri tani në Shqipëri, po jepen me koncesion nga qeveria, dhe koncensionari po vendos tarifa, që ata që kalojnë në to, të paguajnë, siç ndodhi në”Rrugën e Kombit”. Autostrata, të cilat janë ndërtuar me fondet publike, po u jepen koncesionarëve për t’i shfrytëzuar, mirëmbajtur, duke vendosur pagesat. Madje, edhe rrugët e reja që planifikohen të ndërtohen, do të jenë me PPP, domethënë do të ndërtohen me fonde publike dhe koncesionari do t’i shfrytëzojë, duke vendosur tarifa pagese në çdo rrugë. Por vendosja e detyruar e tarifave në rrugët tona është e jashtëligjshme, sepse nuk ka rrugë të tjera alternative, paralele, ku secili të zgjedhë, në kë rrugë të udhëtojë: Në atë me pagesë, apo në rrugën dytësore pa pagesë.

Grabitje me tarifat në rrugë. Shqiptarët paguajnë 200 milionë euro/vit taksë rruge

Vendosja e pagesave në çdo rrugë, është një vjedhje e hapur, pasi shqiptarët paguajnë çdo vit 200 milionë euro taksë rruge,ku fondet duhet të përdoren vetëm dhe ekskluzivisht për mirëmbajtjen e rrugëve. Mirëpo qeveria këto 200 milionë euro, që i vjel çdo vit si taksë rruge, i përdor për qëllimet e veta, ndërkohë që mirëmbajtjen e rrugëve do ta jap me koncesion dhe koncesionari vendos tarifat.

Tiranë Durrës  do qarkullohet  me …pagesë

Shumë shpejt kalimi në autostradën Tiranë-Durrës do të bëhet me pagesë.. Bëhet fjalë për një propozim, ku i gjithë investimi do të kryhet nga privati dhe kalimi në rrugë do të jetë me pagesë,’- deklaroi Ministria e Infrastrukturës në një sqarim zyrtar të shpërndarë për mediat. Sipas relacionit të projektbuxhetit 2019, koncesioni i rrugës Tiranë-Durrës ka një vlerë prej 49.1 miliardë lekësh ose 330 milionë euro. Sipas planit, këto para privati do i investojë për të zgjeruar rrugën me korsi shtesë si dhe për mirëmbajtjen e saj për një periudhë deri në 30 vjet. Në këmbim përgjatë kësaj kohe qytetarët shqiptarë do të paguajnë tarifë sa herë që kalojnë në rrugën Durrës-Tiranë. Ministria e Infrastrukturës nuk e ka bërë publike se sa është tarifa e kalimit që ka propozuar kompania private në ofertën e pakërkuar të koncesionit. Pagesë dyfish Rruga Tiranë-Durrës është aksi me qarkullimin më të madh në Shqipëri. Sipas të dhënave zyrtare, në këtë segment qarkullojnë mesatarisht 35 mijë mjete në dirë, por në periudhë piku trafiku ditor kërcen edhe mbi 50 mijë mjete. Më parë, duhej të ndërtohej rruga Tiranë – Ndroq – Plepa, që qytetarët të zgjidhnin në kë rrugë alternative të kalonin, por qeveria qëllimisht nuk e ndërton, që të detyrojë drejtuesit e mjeteve të kalojnë nga autostrada, që t’i “rrjepë” ekonomikisht.