Auron Tare: “ Zoti Kryeministër në ikje, përse nuk i ke arrestuar bosët e drogës e të krimit?”

496
Sigal

Të enjten, Kryeministri Berisha komentoi në rrjetin e tij social, se Rama me bosët e drogës dhe krimit kishin vjedhur me fallsifikim tabelash dhe mashtrim në numërim 706  vota. Ish-deputeti Auron Tare, ka reaguar dhe i kërkon publikisht Kryeministrit Berisha përse nuk i ka arrestuar në këto 8 vjet bosët e drogës dhe të krimit dhe përse nuk i publikon akoma këta bosa të botës së krimit që kanë vjedhur votat. Auron Tare i drejtohet Berishës: “Zoti Kryeministër në ikje, kur i njeh këta bosë të drogës dhe të krimit, që të kanë vjedhur votat, bashkë me Edi Ramën, përse nuk i ke arrestuar këto 8 vjet, që ke qenë në pushtet? A mundesh t’i bësh publik emrat e këtyre bosëve, që populli yt t’i dijë? Përse i mban fshehur?”

Berisha, ditën e enjte: “Të dashur miq, nga hapja e 10 kutive të votimit dhe nga verifikimi i tabelave të rezultateve të qarkut të Lezhës doli se Edi Rama me bosët e drogës dhe krimit kishte vjedhur me falsifikim tabelash dhe mashtrim në numërim 706 vota. Ky është ndryshim! Vjedhje votash me drogë dhe trafiqe!