Aurel Bylykbashi:Unë besoj se Elbasani do të kthehet në një qytet atraktiv për investime

544
Sigal

Nesër për qytetin e Elbasanit është një ditë e madhe. Është festa e Ditës së Verës. Deputeti i PD-së, Aurel Bylykbashi, në intervistën për “Telegraf”, shpjegohet pse qyteti i Elbasanit ka mbetur me pamje mesjetare nga keqqeverisja vendore e Bashkisë së Elbasanit, dhe kjo kritikë, nuk është për konsum elektoral, pasi deputeti Bylykbashi pohon se kritikat kanë qenë të vazhdueshme. Deputeti Bylykbashi, duke evidentuar problemet e qytetarëve, shpjegohet edhe përse PD-ja kërkon një votëbesim të ri për të dhënë një perspektivë më të ndritur në një të ardhme të sigurt me një qeverisje të PD-së.

– Zoti Bylykbashi, përse pasnesër (më 14 mars), qyteti i Elbasanit nuk është gati të festojë Ditën e Verës?

Në radhë të parë nuk dua që ajo që kam deklaruar unë të keqkuptohet, si një mungesë dëshire e qytetarëve të Elbasanit, për të mirëpritur miqtë nga e gjithë Shqipëria,  me rastin e kësaj feste. Fatkeqësisht, është Bashkia e qytetit, ajo që ka lënë Elbasanin në një gjendje të mjeruar, në mënyrë të veçantë përsa i përket  infrastrukturës, na ka kthyer në një qytet, ku mund të shohësh pamje të denja të periudhës së  Mesjetës. Kjo është e papranueshme për çdo qytetar të Elbasanit dhe ç’është më e keqja ky degradim vazhdon të ndodhë çdo ditë e Bashkia as nuk po ndërhyn e as ka ndërmend të ndërhyjë.

–  Sa është ndihmuar nga qeverisja qendrore Bashkia e Elbasanit?

Në mënyrë të padiskutueshme njësitë vendore dhe në këtë rast edhe Bashkia e Elbasanit, gjatë kësaj periudhe të qeverisjes së PD-SË, kanë njohur rritje të grandeve qeveritare dhe kjo jo në pak raste e pranuar edhe nga Kryebashkiaku i Elbasanit. Janë me dhjetëra projekte të financuara në rrugë,  kanalizime, shkolla etj nga fondet e qeverisë shqiptare, ku e fundit është rruga e Krastës, si park i ri për qytetin. Ndërkohë, po gjatë qeverisjes sonë, që në fillimet e saj, kemi reformën e madhe të decentralizimit të pushtetit vendor, ku ky i fundit i mbledh vetë të gjitha taksat e biznesit të vogël.

– Ju si do ta vlerësonit qeverisjen vendore të Bashkisë së Elbasanit?

– Situata që shohim sot në qytetin e Elbasanit flet vetë për një dështim të plotë. Dështim  në infrastrukturë, dështim në administrimin e territorit të qytetit, mungesë totale transparence nga ana e administratës bashkiake, dështim në administrimin e buxhetit dhe pa rrugëzgjidhje për përmirësimin e situatës në të ardhmen, duke marrë shkas këtu edhe nga buxheti i vitit që vjen.

– Këto kritikat tuajat për pushtetin vendor, të bëra tani, a nuk mund të kuptohen edhe si fushatë elektorale?

Deklarata e mia publike ndaj punës së dobët të Bashkisë Elbasan kanë qenë të përhershme, qoftë në këshillin bashkiak të qytetit qoftë në deklarime të tjera publike. Ndërkohë, unë kam qenë i gatshëm si deputet për të bashkëpunuar me drejtuesit e Bashkisë për interesat e qytetarëve të Elbasanit,  përsa i përket lobimit për projekte të caktuara.

– Për qytetarët e rrethit të Elbasanit, cilat janë problemet që ju keni evidentuar?

Mendoj se problemet më të mprehta të qytetarëve sot janë ndotja që vjen nga fusha e grumbullimit të plehrave në qytet, punësimi dhe mbyllja e projekteve infrastrukturore që do të bëjnë lidhjen në kohën më shkurtër të gjithë zonave të rrethit tonë.

–  Dhe, cilat do të jenë politikat që duhet t’u japin rrugëzgjidhje këtyre problemeve?

Në infrastrukturë projektet po vazhdojnë dhe do të nisin  edhe të tjera. Ky do të jetë mandati që do të zgjidhë përfundimisht çështjen e ndotjes në qytetin e Elbasanit dhe në zonat e tjera. Krijimi i lanfillit do të zgjidhë njëherë e mirë këtë çështje. Përsa i përket punësimit, ne kemi bindjen se hapja e rrugës së re Elbasan Tiranë do të ketë një impakt të madh në zhvillimit e gjithë zonës. Unë besoj se Elbasani do të kthehet në një qytet atraktiv për investime vendase dhe të huaj, që do të thotë në radhë të parë më shumë punësim. Për fermerët elbasanas zgjerohet tregu i shitjes së produkteve të tyre në sasi dhe cilësi.

– Po ecuria ekonomike? Cilat janë kushtet favorizuese për të nxitur investimet në Elbasan?

Elbasani sot ofron një krah punë të lirë dhe të kualifikuar. Kjo është shumë e rëndësishme për këdo që do të investojë. Hapësira të lira për investime, njerëz mikpritës dhe bashkëpunues dhe që respektojnë ligjin dhe shtetin, largësia 80 km nga porti më i madh i vendit Durrësi, një pikë nyje e kalimit drejt Maqedonisë dhe Greqisë, me rrugën e re 29 km larg kryeqytetit e bëjnë Elbasanin për mua vendin më atraktiv për investime.

– A keni biseduar paraprakisht me elektoratin tuaj tezën e hedhur dje nga Kryeministri që të votojnë edhe 16- vjeçarët? Çfarë ju kanë thënë konkretisht të rinjtë, me të cilët bashkëbisedoni?

Ne kemi bindjen se kjo kategori votuesish është e aftë të gjykojë dhe të vlerësojë të ardhmen e vendit dhe kjo realizohet nëpërmjet votës. Natyrisht ky ende

Ballafaqimi. Çfarë i ka dhënë qeverisja e PD-së Elbasanit

– Paralelisht, kjo maxhorancë si i ka kryer zotimet e marra në fillimin e mandatit të saj? Sa janë reflektuar këto në vetë jetesën e qytetarëve elbasanas?

Premtimi  ynë madhor në fillim të këtij mandati ka qenë ndërtimi i autostradës Elbasan-Tiranë, nëpërmjet tunelit të Krrabës. Të gjithë e shohim se kjo vepër po ecën me shpejtësi drejt përfundimit të saj dhe  ne jemi optimistë që në fund të pranverës Elbasani dhe Tirana do të jenë shumë më afër njëri tjetrit. Kjo do të thotë shumë për Elbasanin, pasi hap mundësi të mëdha në drejtim të zhvillimit, e ç’është më kryesorja, në drejtim të punësimit të qytetarëve. Ndërkohë, qytetarët e Elbasanit sot kanë një spital të ri bashkëkohor, i cili do të hapet pas disa javësh, një problem ky, që ka qenë mjaft shqetësues për gjithë qarkun. Arsimtarët e Elbasanit, ashtu si në mbarë vendin, kanë përfituar nga rritja e pagave, universiteti ka njohur një zhvillim të madh, si përsa i përket investimeve të kryera në të, ashtu edhe numrit të studentëve të tij. Fermerët elbasanas kanë përfituar nga subvencionet e qeverisë për bujqësinë. Natyrisht, që jemi në një qytet që ka edhe probleme të shumta, por ne jemi të vendosur për të punuar për zgjidhjen e tyre, për përmirësimin e jetës së çdo qytetari.

 

është një propozim, i cili kërkon konsensusin e opozitës.

– Faleminderit!