Aurel Bylykbashi: Mirë se vjen zj. Yuri Kim, ambasadore e USA në vendin tim!

791
Sigal

Yuri Kim u betua  si Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, gjatë një ceremonie zyrtare në Departamentin e Shtetit.

Ish-deputeti dhe kryetari i Partisë Demokratike i qytetit të Elbasanit, Aurel Bulykbashi në një koment në rrjetet soicale i uron mirëseardhjen ambasadores. Ndër të tjera ai shpreh mirënjohjen për Amerikën, që kontribuoi për një Kosovë të lirë.

Ja postimi i Bylykbashit:

Mirë se vjen zj. Yuri Kim, ambasadore e USA në vendin tim!! Këtu do të gjesh njerëz që e duan shumë Amerikën! Sepse Kosova është e lirë falë jush!! Sepse pa vendin tuaj, ne shqiptarët, por edhe kombe të tjerë do të vazhdonim të mësonim nëpër shkolla gjuhë tjetër, jo anglishten!!
Këtu jemi dhe ne, që e deshëm aq fort Amerikën dhe “Zërin..” e saj !
Që kur na e ndalonin dhunshëm, ne e shihnim si të vetmen rreze drite dhe shprese !
Ju shkoftë puna mbarë dhe urimet me të mira për Ju dhe vendin Tuaj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.