Auditimi i zgjedhjeve 2015, KQZ gjobit disa subjekte

426
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, vendosi sot të gjobisë në vlerën e 1.000.000 lekëve subjektet: Partia e Reformave Demokratike Shqiptare, Partia Fronti i Majtë, Agron Demushi, Hristo Duci, Madalena Nikolli, Llazi Deti, Fatmir Shero, Gjon Pjetri, të cilët nuk kanë bashkëpunuar me auditët e emëruar nga KQZ, në zgjedhjet vendore të 21 qershorit 2015. Gjithashtu, me gjobë në vlerën e 2.000.000 lekëve u ndëshkua dhe subjekti Partia e Pajtimit Kombëtar dhe kandidati i mbështetur nga zgjedhësit, Luan Frrok Fufi, të cilët po ashtu kanë refuzuar të bëjnë transparente burimet e fushatës në zgjedhjet e fundit lokale.
Sigal