Audio-skandali i gjyqtarit, Manjani: Do kërkoj pezullim, gjyqtari nuk mund të jetë më në trupën gjyqësore

443
Sigal

Pas publikimit të audio-skandalit mbrëmjen e kaluar në emisionin “Stop”, ku kreu i Gjykatës së Gjirokastrës i kërkonte favore seksuale një gruaje, në këmbim të ndërhyrjes për një çështje gjyqësore, kanë reaguar edhe institucionet në vend. Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka kërkuar pezullimin e gjyqtarit Guximtar Boçi.

Manjani theksoi se Boçi ka dëmtuar rëndë autoritetin dhe figurën e gjyqtarit, duke u shprehur se për këtë çështje do të ketë mbledhje të KLD deri në krijimin e KLGJ-së.

“KLD do të veprojë për rastin e gjyqtarit Guximtar Boçi. Gjyqtari nuk mund të jetë më në trupën gjyqësore. Do të kërkoj pezullim të kreut të Gjykatës, pasi ka cënuar rëndë autoritetin dhe figurën e gjyqtarit. Do ketë mbledhje të KLD deri në krijimin e KLGJ-së. Me rëndësi është shpejtimi i zbatimit të reformës. Nuk ka kthim pas në transformimin e drejtësisë. Besimi i qytetarëve te gjykatat është i ulët”, tha ministri Manjani.