Athina kundër Idrizit si n/kryetar Kuvendi: S’nxit miqësinë

460
Athina zyrtare ka reaguar pas zgjedhjes së kreut të PDIU-së Shpëtim Idrizi, si nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke Konstandini Koutra tha në një konferencë për shtyp se kjo zgjedhje nga Parlamenti shqiptar nuk ndihmon për fqinjësinë e mirë.
“Zgjedhja e personave që ndjekin perceptime irredentiste, të lidhura direkt me të kaluarën e urryer fashiste dhe naziste, në pozicionet më të larta të shtetit, nuk nxit miqësinë, bashkëpunimin, stabilitetin dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë mes vendeve të Europës Lindore dhe nuk kontribuon në perspektivën europiane të Shqipërisë”, tha zëdhënësi.
Zgjedhja e Idrizit u pasua dje me dorëheqjen e nënkryetarit tjetër të Kuvendit, Vangjel Dule. Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka nënshkruar një marrëveshje parazgjedhore me Partinë Socialiste dhe ka dalë përfundimisht nga koalicioni opozitar. Ky është posti i parë që vjen në kuadër të kësaj marrëveshjeje, ndërsa Dule zgjodhi të garojë jashtë koalicionit të majtë në zgjedhjet lokale .
Dy forcat politike kanë qenë gjithmonë kundërshtare të njëra-tjetrës, kjo për faktin se në thelb përfaqësojnë dy kauza të tërësisht të ndryshme nga njëra-tjetra. Partia e Idrizit është zotuar se do të përfaqësojë popullsinë çame nga të cilët ka marrë edhe votën, ndërkohë që partia e Dules është përfaqësuese e minoritetit grek në parlament. 
Sigal