‘Atentati ndaj prokurorit, Rama duhet marrë i pandehur’

440
Sigal

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu nga studioe e ABC Neës theksoi edhe njëherë se opozita do të nxjerrë tjerë emra të zyrtarëve të Ramës që janë të lidhur me krimin.

“Filimisht rasti i Kajmakut dhe Valdrinin janë ndryshe dhe vërtetuan diçka që Edi Rama e ka të pamundur largimin nga krimi. Ai zgjodhi një kriminel se e ka të pamundur të ndahet nga krimi.

Lulzim Basha po i shkërrmoq këta një e nga një. I denoncon Lulzim Basha. Ky për çfarë është aty, për të vjedhur se kriminelët i heq Lulzim Basha. Arktitekti i dekriminalizimit është Lulzim Basha.

Koha që dyshohet a ka apo s’ka dosje ka kaluar. Do të ketë denocime se linja e krimit të Edi Ramës nuk ndalet. Po të shikoni çfarë bëhet nëpër administrata. Është futur cdo drogaxhi i mundur”, tha Balliu.

Më tej ish deputeti u ndal edhe tek atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoj, ku theksoi se duhet të merret nën hetim Rama që e kërcënoi.

“Atentati ndaj prokurorit, nëse ju sot do më kërcënonit publikisht dhe nëse nesër atij i ndodh diçka prokuroria do ju merrte nën hetim. Edi Rama e ka këcënuar publikisht me masat më ekstreme.

Nuk do e dyshoja por prapë hetimi duhet të nisë. Se pas dy ditëve i ndodhi. Po atë të voglin Braçen pse nuk merret nën hetim”, tha Balliu.