“Ata mund të rrinë para Kryeministrisë 10 vjet”, Rama ‘humb fillin’ debaton me të gjithë

469
Sigal

Kryeministeri Edi Rama, po përballet mbrëmjen e sotme me një panel gazetarësh e panelistësh, ndërsa studentët vijojnë protestën e tyre maratonë, për plotësimin e 8 kërkesave të tyre.

Ndonëse një grup studentësh vijon prej ditësh ta gëdhijë në shesh para Kryeministrisë, sërish për kreun e qeverisë kjo nuk ka rëndësi, ndërsa shprehet krenar për atë që sipas tij është arritur gjatë qeverisjes së tij.

“Ata që janë para Kryeministrisë te zjarri, mund të rrinë atje 10 vjet.

Në cilen familje, në cilën shpi, u thuhet prindërve unë kam këto kërkesa dhe do mi plotësosh, nuk diskutoj. Në cilën qeveri një qeveri i thotë dikujt hajde bisedojmë e ata ngulin këmbë, nuk negocioj dhe pikë.”, – tha Rama.

Më tej ai u shpreh: “Ju mund të thoni ça të doni, por unë jam krenar që për herë të parë qoftë një djalë ministri, qoftë një djalë bariu, merr atë që meriton. Nuk mund të shkosh në universitet sot pse je djalë ministri”.

Ndërkohë që gazetarët i thanë se kjo është arritur që gjatë qeverisjes “Berisha”, ai u shpreh:

“Unë ju u kam lënë Zotin dhe popullin shqiptar. Populli shqitar u rregullon juve. Si mund të thuhet se në kohën e Saliut futeshin në universitet sipas meritës?”

Më tej ai e ka humbur sërish fillin ku u “përplas” edhe me gazetarin Blendi Fevziu, i cili i kërkoi që të lejonte panelistët të bënin pyetje e të mos i intimidonte.

Rama: Mos më ndërprit fjalinë. Më lë ta çoj një fjali 30 sekonda deri në fund. Si ka mundësinë o Fevzi që ndërpret.

Fevziu: Ore vazhdo, nuk po të ndërpret njeri, mos më shih gishtat.