Astrit Patozi: PD-në e ka marrë peng Lulzim Basha. Zgjidhja vjen nga Shoqëria shqiptare

72

Kritiku i kryetarit të PD-së, Lulzim Bashës  ishdeputeti  Astrit Patozi është shprehur  në lidhje me situatën politike në vend se Rama do të ikë nga pushteti kur të ketë një opozitë reale pasi sipas tij kjo e sotmja është e rreme.  Astrit Patozi tha se nuk e lidh asgjë me partinë e privatizuar të Lulzim Bashën, por u kujdes të theksonte se me PD-në  e lidh e gjithë jeta e tij politike, të cilën nuk e zhbën dot. Ishdeputeti Patozi thotë se zgjidhja e situatës që është krijuar në vend mund të bëhet vetëm nga  shoqëria shqiptare.   “Partia Demokratike ka vetëm një mënyrë për të shpëtuar dhe misioni im, ajo lëvizje që ju thoni se u shua, ajo kishte një qëllim: t’u provonte demokratëve dhe shoqërisë shqiptare, se Partia Demokratike ose e shfrytëzonte, ose e humbte një mundësi të fundit për t’u rimëkëmbur. Basha dhe të tjerë zgjodhën që ta mbajnë peng PD-në. “Nuk më pengon asgjë të them se, në rast se Basha e ka seriozisht sfidën apo projektin e vettingut, unë do ta mbështes në të gjitha rastet. Por dyshoj te ky seriozitet, sepse kam parë zhvillimet pas lançimit të idesë, që më lënë një shije të keqe. Mënyra sesi janë sjellë palët që nga dita e anonçimit nga Basha, është e tillë që të krijon idenë e një teatri, ku të dyja palët nuk duan që të bëhet, por që po përpiqen me shumë sforco që t’ia lënë dopio gjashtën në dorë palës tjetër. Është një ngjarje e sigurt. Është një truk i të dyja palëve, por në këtë rast opozita ka më shumë përgjegjësi për dy arsye: së pari, sepse ishte ajo që e lançoi dhe mund ta evitonte nëse nuk e kishte seriozisht; dhe së dyti, sepse opozita është ajo që duhet ta shkundë pushtetin që të shkojë në moralin e saj”, -tha Patozi