Astrit Patozi: PD dhe “check-up” i Ramës

128
Ironia e Patozit për Bashën, çoje PD-në tek “Chek-up” i Ramës
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, ka ironizuar rëndë kreun e PD, Lulzim Basha. Përmes një postimi në ‘Facebook’, Patozi i ka bërë thirrje Bashës ta çojë PD te Check-up i Ramës, duke e quajtur këtë mënyrën e vetme për të dalë me sukses analiza që kreu demokrat ka shpallur se po bëhet në PD. Me një ironi shpotitëse e të fortë, ish-deputeti demokrat i rekomandon Bashës t’ia japë më mirë Vilma Nushit, e cila ka marrë koncesionin e Chech-up. “ÇOJE PD-në TEK CHECK UP-i i RAMËS. I dashur Lulzim, ka vetëm një mënyrë për të dalë me sukses kjo analiza, që ke shpallur se po bëhet në Partinë Demokratike, pas fitoreve të njëpasnjëshme në zgjedhje. Jepja më mirë ta bëjë Vilma Nushi, e cila ka marrë koncesionin e “check up-it”. E para, ta bën shpejt, e dyta, ta bën falas, e treta, ta nxjerr si ta duash vetë, por më kryesorja është se ta njeh edhe qeveria”, shkruan Patozi.