Asnjë projekt i publikuar, nuk dihet fituesi i tenderit, nuk publikohet kostoja financiare

489
Ka kohë që kanë filluar punimet për vazhdimësinë e Unazës së Madhe në segmentin e vazhdimësisë së saj te Pallati me Shigjeta, ku do të bashkohet me pjesën tjetër të kësaj Unaze, e cila do ta lidhë këtë Unazë edhe me autostradën Tiranë- Durrës. Në fakt, këto punime janë zvarritur shumë në kohë, por më në fund, punimet filluan. 
Transparenca mungon, fshihet tenderi dhe kostoja.

Sipas ligjit, në çdo ndërtim të veprave publike, sado i vogël, apo i madh qoftë, fillimisht, ende pa filluar punimet, është detyrim ligjor, që të publikohen projekti, fituesi i tenderit, kostoja financiare e punimveve, kohëzgjatja e punimeve, projektuesit dhe zbatuesit e projektit. Mirëpo, ajo që shikojmë në punimet te Unaza e Madhe, te segmenti që do lidhet te Pallati me Shigjeta, asgjëkundi nuk ka asnjë publikim të projektit, të fituesit dhe zbatuesit të këtij tenderimi, nuk është publikuar as sa do të jetë kostoja financiare e punimeve, nuk është publikuar aty as kohëzgjatja e punimeve. Bashkimi i Unazës së Madhe me segmentin tjetër, do të kalojë mbi rrugën “Konferenca e Pezës” që lidh Tiranën me Kombinatin. Është një kryqëzim, që kuptohet që do ketë shumë ngarkesë qarkullimi të mjeteve. Mirëpo, aty nuk ka asnjë projekt të publikuar, nëse do të ketë mbikalim, nënkalim, apo do të ketë sheshrrotullim. Ministria e Transportit dhe e Infrastrukturës, që është institucioni përgjegjës, nuk ka treguar asnjë lloj interesimi që të zbatojë ligjin, duke publikuar projektin, zbatuesit, koston financiare, afatet e punimeve. 

Neglizhencë, apo mundësi abuzimi?
Mospublikimi i projekteve, i fituesve të tendereve publike, i kostos financiare, i kohëafatëve të punimeve nga ministrie Transporteve dhe Infrastrukturës, përherë ka ardhur sepse ka munguar tansparenca qëllimisht, për të abuzuar me fondet, me kohëafatate, por edhe me fituesit e tenderave publike. Edhe në punimet e Unazës së Madhe te segmenti te Pallati me Shigjeta, derisa deri tani Ministria e Transportit dhe e Infrastrukturës nuk publikon atu ku kryhen punimet projektin, koston financiare, fituesit dhe zbatuesit e këtij tenderi, duke shkelur në mënyrë flagrante ligjin, mbase ( me shumë propabilitet) kërkon errësirë, mungesë transparente, në mënyrë që të ketë mundësinë që të kryhen edhe abuzime të natyrave të ndryshme. Kështu, nëse Ministria e Transportit, duke mos publikuar kohëafatet, shumë lehtë mund të abuzojë me shtyrjen e afateve të punimit, duke rënduar koston. Ministria e Transportit dhe e Infrastrukturës, duke mos bërë publike fondin e punimeve, shumë lehtë, më vonë, do të kërkojë, që për shumë shkaqë, shtesa të fondeve, duke rritur koston e punimeve. Kështu ka ndodhur sa herë, kur në fund të punimeve të rrugëve, është kërkuar shtim fondesh financiare, me justifikime nga më të ndryshe, edhe deri në absurditete. Është vështirë që të besojmë se Ministria e Transportit dhe e Infrastrukturës ka harruar, ose e ka nënvlerësuar zbatimin e ligjit, që të publikojë në të dy segmented ku kryhen punimet e Unazës së Madhe, projektin e punimeve, fondin financiar të veprës, kush është fituesi dhe zbatuesi, dhe sa është koha që duhet të ndërtohet segmenti përkatës i Unazës së Madhe, te Palalti me Shigjeta. 
Sigal