‘Asnjë lule s’do këputet, asnjë pemë nuk do digjet nga demokratët, po do të qëndrojmë këtu deri në fitore!’

447
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Edi Paloka, ka konfirmuar edhe njëherë sot se protestuesit përpara Kryeministrisë do të vazhdojnë me vendosmëri dhe në mënyrë paqesore, rrugën e tyre për të siguruar zgjedhjet e lira dhe demokratike.

“Ne jemi këtu dhe do të vazhdojmë deri në fitore, jo si u leverdis atyre, – tha Paloka sot në fjalën e tij në sheshin e protestës. – Rama del e kërcënon me 1997-ën; e bën për të trembur shqiptarët se gjoja po ndoqët PD-në rrezikojmë ’97-ën. Absolutisht. Ne e dimë se ai për karrigen e tij i ve flakën kujtdo. Edhe familjen e tij. Po nuk janë demokratët kështu. Asnjë lule nuk do të këpusim ne, asnjë pemë nuk do të digjet nga demokratët, por ne jemi të vendosur dhe do të qëndrojmë këtu deri në fitoren tone. Nuk ka bandë që të përballet me popullin.”

Paloka kujtoi edhe një detaj: “Në një emision para dy ditësh e patë zotërinë në natyrën e tij të vërtetë sesi përdridhej, qënia më e neveritshme që ka njohur ky vend si drejtues shteti: Është nga ata që me të varfrit, të vobektit, të pamundurit bën të fortin dhe arrogantin. Në momentin që qëndron përballë të fortëve shtrihet përtokë, lëpihet.

E dëgjuar se çfarë tha ai për Presidentin Trump?! Kur doli si luan letre e tha se është turp për gjithë botën nëse fiton Trump. Kurse së fundi ai tha: Jo, unë s’kam thënë gjë për të. E kisha për kandidatin, jo për Presidentin!

Ndërkohë, mediat që kontrollohen prej tij vazhdojnë sulmet kundrejt Presidentit të Amerikës, jo kundër kandidatit, të gjitha të udhëhequr prej tij me lajme të rreme, me sajesa, me intriga absurde.

I patë dje mediat e tij, se dihet kush janë. “Sulmi kundër Sorosit është financuar nga Rusia”, tha. Madje, edhe letra e senatorëve amerikanë ishte e financuar nga rusët! Kjo është politika e tij.

Por kryetari ynë këto ditë është në SHBA dhe po vazhdon takimet e sukseshme dhe ne jemi këtu dhe do të vazhdojmë deri në fitore!” theksoi Paloka.
Sigal