“Asnjë hap pas!”, Basha tjetër thirrje për shqiptarët: Të hënën bashkohemi të gjithë (VIDEO)

397
Sigal

Kryetari i opozitës Lulzim Basha i ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë sot për t’u bashkuar të gjithë sërish në një protestë të fuqishme kombëtare më 8 korrik në Tiranë për të kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama. Basha ka nënvizuar vendosmërinë “asnjë hap pas” për qendresën popullore.

Basha shkruan në Fb: “Me 30 qershor 85% e shqiptarëve refuzuan dhunimin e Kushtetutës. 85% e shqiptarëve refuzuan farsën e votimeve moniste, 85% e shqiptarëve refuzuan politikën e bërë njësh me krimin. 85% e shqiptarëve refuzuan politikat e varfërisë dhe mjerimit. 85% e shqiptarëve refuzuan vjedhjen me ligj, me PPP, me koncesione dhe oligarkë. 85% e shqiptarëve refuzuan Edi Ramën!

Të hënën 8 korrik në ora 20:00 bashkohemi të gjithë në Tiranë kundër diktaturës, bashkohemi në mbrojtje të lirisë dhe pluralizmit, bashkohemi për familjet dhe fëmijët tuaj, për Shqipërinë si Europa!

Asnjë hap pas! Rama ik!” thuhet në mesazhin e kreut të opozitës, krahas kësaj videoje: