ASHE mbyll fushatën në Tropojë, Majko: Me Byberin do vi ndryshimi

538
Kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane në bashkinë e Tropojës ka mbyllur një fushatë entuziaste si rrallë herë për të majtën në skajin verilindor. Në mitingun përmbyllës, Rexhë Byberi, ka marrë mbështetjen e Ministrit të Fianncave Shkëlqim Cani dhe deputetit socialistit Pandeli Majko, i cili rikthimin në Tropojë e ka përjetuar me emocione.
Ministri Cani dhe deputeti Majko duke kërkuar votën e tropojanëve për Byberaj, theksuan se qeveria do të ketë në vëmendje Bashkinë verilindore. “Ajo që unë premtova në emër të qeverisë që kjo bukuri natyrore dhe këta njerëz të mrekullueshëm doemos do të kenë mbështetjen e qeverisë të pakursyer”, u shpreh Cani.
Nga ana e tij deputeti soialist, Pandeli Majko tha se Rexhon nuk e kemi sjellë të mbuluar me flamurin partiak, e kemi sjellë si njeri i cili do të dijë të bëjë ndryshimin. “ Me logjikën se në Tropojë duhet vendosur flamuri partiak, jo të gjithë janë tropojanë, të gjithë janë shqiptarë, të fitojë më i miri. Rexhon nuk e kemi sjellë të mbuluar me flamurin partiak, e kemi sjellë si njeri i cili do të dijë të bëjë ndryshimin. Takimi elektoral është shoqëruar edhe me një atmosferë artistike.”, tha Majko.
Vetë kandidati Byberi, katër herë kryetar Komune në Margegaj ka theksuar se partia e tij është Tropoja dhe projekti për Bashkinë e re. “ Partia ime janë këta tropojanë të mrekullueshëm dhe Tropoja ime e dashur. Alternativa jonë sot ka një dhe vetëm një formë, formën e Tropojës. Qofsh e bekuar Tropoja ime, Tropoja jonë e përbashkët”, tha Byberi.
Sigal