ASHE mbyll fushatën në Durrës, Meta: Ju jeni në krye të suksesit

534
Aleanca për Shqipërinë Europiane ka mbyllur sot fushatën elektorale në Durrës, ku Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta tha se në këto 18 muaj është punuar në Durrës jashtëzakonisht shumë dhe kjo falë bashkëpunimit të Bashkisë me Qeverinë.
Sipas tij, më 21 Qershor të gjithë durrsakët do të votojnë me qetësi dhe dashuri për Vangjush Dakon, Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe ASHE-në. “Sheshi Iliria, sot është një shesh i mrekullueshëm falë punës së Dakos dhe mbështetjes së bërë nga qeveria. Edhe pak orë kanë ngelur për të përfunduar kjo fushatë kaq qytetare, e Aleancës për Shqipërinë Europiane. Jam i sigurtë, theksoi Meta, se populli i bashkisë së madhe të Durrësit do të jetë në krye të suksesit të ASHE-së. Ju ftoj të gjithëve, të gjithë votuesit e LSI-së që të votojnë Vangjush Dakon dhe më tej, numrin 47 për Këshillin Bashkiak”, nënvizoi Kryetari i Kuvendit.
“Të jeni të sigurtë, vijoi Meta se këtu në Durrës, Dako nuk do të marri vetëm votat e koalicionit, pasi Dako do të marri votat e republikanëve, me të cilët u tall Lulushi para fushatës. Ne, shtoi ai, do të votojmë e do të fitojmë përballë atyre që shohin këto gra e burra të mrekullueshëm si bandit. Por kjo, pasi ata janë të trembur. Janë të trembur nga zhvillimi, nga toleranca e qeverisë sonë, janë të trembur nga humbja”, përfundoi Meta.
Sigal