Asambleja e PS-së/ Kongresmenët, votë nëse do ketë zgjedhje për kryetarin

435
Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka përfunduar mbledhjen me dyer të mbyllura pak minuta më parë. Asambleja ka miratuar projektstatutin e hartuar nga 6 grupet e punës me në krye ligjvënësin, Fatmir Xhafa, ndërsa do t’i përcillet për votim Kongresit të PS në datën 19 mars. Asambleja ka rrëzuar amendamentet e deputeteve Arta Dade dhe Mimoza Hafizi, për ndryshimin e rendit të ditës së Kongresit. Dade dhe Hafizi kërkuan përfshirjen e zgjedhjes së kryetarit në rendin e ditës së Kongresit. Në Asamble nuk është marrë parasysh ky propozim, por do të hidhet me votë në Kongres, nëse do të pranohet kjo kërkesë për të zhvilluar zgjedhje për kryetarin e PS. Arsyet për rrëzimin e pikave të propozuara nga kritikët, në PS i kanë justifikuar me vendimin e Asamblesë së socialiste të korrikut, e cila ka përcaktuar rendin e ditës së Kongresit të 19 marsit.
Sigal