Asambleja e PS, Rama: Fazë e re për Shqipërinë e Gjenartës tjetër

73

Në nisje të mbledhjes së asamblesë së PS, kryeministri Edi Rama tha se forca që ai drejton hyn në një fazë të re për një mandat të ri.

RamaKjo është mbledhja e fundit e asamblesë për këtë vit e cila shënon edhe hyrjen në një fazë të re për partinë tonë për një mandate të ri për të vazhduar përpjekjen tonë për Shqipërinë e Gjernartës tjetër.

Është e pashmangshme që ne të bëjmë një bilanc që ne te jemi sa më sintetik sepse nëse do ti referohemi listës së gjatë të angazhimeve të marra dhe të punëve të kryera do të duhej një fjalim që do të zgjaste deri nesër dhe këtë nuk e them në sensin alegorik, por në kuptimin e plotë të fjalës.

Para pak ditësh bëmë një azhornim të programit të qevrisë me detyrat e kryera dhe e vërteta është se edhe pse jo gjithëçka e shkruar në program është nje detyrë e kryer, por volumi në raport me detyrat e kryera është mbresëlënëse.

E mbyllëm vitin me një paketë solidariteti, që jo vetëm na indetifikon në sytë e të gjithë atyre që janë në nevijë, por edhe në ndihmon që të kuptojmë sesa rrugë kemi bërë në këtë periudhë kohë pasi u nisëm nga një pikë halli.

Sot jemi në gjendje të rrisim rrogat dhe të spostojmë nga arka e shtetit në arkën e familjeve 100 mln dollarë në vit, ndërkohë që qeveria e mëparshme në 8 vjet spostoi 124 mln dollarë.

Ne qysh ditën e parë hoqëm nga supet e shtresës së mesme dhe të varfër barrën e taksës së sheshtë 10%. Me këtë lëvizje u dhamë 140 mln dollarë të tjerë atyre që paguajnë një taksë mbi rrogën.