Sigal

TIRANE-Janë zbardhur disa nga ndryshimet në sekretariatin e PS. Burime nga mbledhja me dyer të mbyllura nga Asambleja e PS, bëjnë me dije për “BalkanWeb” se Bashkim Fino do të mbajë një tjetër post brenda partisë, pasi do jetë nënkryetari i Asamblenë Kombëtare të PS-së.

Gjithashtu ajo që bie në sy është edhe rehabilitimi i Alfred Pezës, pasi i është besuar posti i sekretarit të Marrëdhënieve me Mediat. Ulsi Manja dhe Ermonela Felaj janë zgjedhur në kryesinë e Partisë, ndërsa Arben Pëllumbi është zgjedhur sekretar organizativ. Ilir Beqja është zgjedhur sekretar për koordinimin digjital.

Sekretare për Burimet Njerëzore – Senida Mesi

Romina Kuko – Nën/Sekretare

Sekretar për Organizimin – Arben Pëllumbi

Shpati Kolgega – Nën/Sekretar

Sekretare për Koordinimin Elektoral – Blerina Gjylameti

Elion Semanaj dhe Ermira Rusi – Nën/Sekretar

Sekretar Digjital – Ilir Beqja

Sekretar për Diasporën – Laert Duraj

Artemis Dralo – Nën/Sekretare

Sekretare për Bashkëqeverisjen dhe Aleancat – Elisa Spiropali

Petro Koci – Nën/Sekretar

Sekretare për Marredheniet Ndërkombëtare – Teuta Vodo

Sekretar për Marrëdhëniet me Shoqërinë Civile dhe Mediat – Alfred Peza

Sekretar për Cështjet Zgjedhore – Bledi Cuci

Julian Hodaj – Nën/Sekretar

Eridian Salianji – Nën/Sekretar

Nënkryetar i Asamblesë Kombëtare:

Bashkim Fino

Kooptime në Kryesinë e Partisë:

Ulsi Manja

Ermonela Valikaj (Felaj)