Asambleja e Mesdheut, Rama: Të ndajmë barrën e refugjatëve. Meta: Bashkë kundër terrorizmit

470
Kriza e emigrantëve, lëvizja e lirë dhe rreziku i terrorizmit, janë disa nga temat kryesore të diskutimit gjatë sesionit të 10-ë Plenar të Asamblesë Parlamentare të Mesdheut, (PAM), i cili ka nisyr punimet ditën e sotme në Tiranë. Në fjalën e tij, kreu i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta tha se terrorizmi ka krijuar barriera për lëvizjen e lirë, duke qenë se problem në këtë drejtim mbetet edhe kriza e emigrantëve. Kryeparlamentari Meta vuri theksin në rritjen e bashkëpunimit mes vendeve të makrorajonit, në mënyrë që t’i bëhet ballë sfidave me të cilat përballen sot këto vende.
“Asambleja Parlamentare e Mesdheut ka mbledhur parlamentet e vendet tona për një jetë të begatshme për qytetarët tanë. Sot kjo aleancë feston 10-vjetorin, në sajë të përpjekjeve tona për të qëndruar bashkë ndaj sfidave, me tolerancë dhe bashkëpunim. Në 5-vjetorin e ardhshëm synojmë intensifikimin e marrëdhënieve tona. Ekzistenca e paqes mes popujve tanë arrihet nëpërmjet urave të bashkëpunimit. Në këtë takim jemi të ndërgjegjshëm se makrorajoni ynë kërcënohet nga kriza e lëvizjeve migratore, rikthimi i vatrave t konflikteve në brigjet e Mesdheut. Këto kërkojnë rritjen e bashkëpunimit dhe marrjen e masave për të përballuar këto situata e për të gjetur zgjidhje. Pasojat e këtyre zhvillimeve nuk kanë nevojë për shumë komente. Operacioni i përballimit të këtyre sfidave kërkon intensifikim të bashkëpunimit. Duke qenë vend mikpritës i kësaj asambleje, nuk më takon të shtroj këtu këto çështje të cilat ju do i sillni gjatë punimeve të këtij sesioni. Britania po kërkon daljen nga BE, menaxhimi krizës së emigrantëve është kthyer në një lojë pingpongu, ekstremistët e djathtë janë rritur. Vënia në diskutim e projektit europian duhet të jetë e paimagjinueshme dhe e patolerueshme”, tha kryeparlamentari Meta.
PLENAR I ASAMBLESË PARLAMENTARE TË MESDHEUT, (PAM), I CILI ZHVILLOHET NËN KUJDESIN E KUVENDIT TË SHQIPËRISË
Sesioni i 10-të Plenar i Asamblesë Parlamentare të Mesdheut, (PAM), i cili zhvillohet nën kujdesin e Kuvendit të Shqipërisë, çel punimet më datë 18-19 shkurt, ora 10.30 në ambientet e Hotel Sheraton, në Tiranë. Një numër i lartë personalitetesh të larta do të marrin pjesë në punimet e sesionit të 10-të Plenar të Asamblesë Parlamentare të Mesdheut, (PAM). Në këtë aktivitet do të mbajë një fjalë përshëndetëse Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, Kryeministër i Shqipërisë, Edi Rama, President i PAM-it, Sen. Lhou Lmarbouh, gjithashtu do të transmetohet dhe një video-mesazh i Ban Ki-Moon, Sekretar i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara. Më tej, aktiviteti do të vijojë punimet nga ora 11.30 deri 18.00, lidhur me për çështje të caktuara. Ditën e premte, datë 19 shkurt 2016, në orën 12.15, në mbyllje të sesionit do të mbahet një konferencë për shtyp.
Sigal