Asambleja, Ahmetaj: Qeveria nuk mbledh borxh të ri, ja prioriteti i mandatit të dytë

508
Gjatë mbledhjes së Asamblesë së PS, ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj tha se viti 2017 u mbyll me rritjen ekonomike prej 3.84%, ndërsa punësimi është prioriteti i mandatit të dytë të kësaj qeverie. Ahmetaj u shpreh se politikat fiskale janë të kujdesshme dhe është viti i dytë që qeveria nuk mbledh borxh të ri.
“Shqipëria ka lënë pas skenarin e mundshëm grek të lënë qëllimisht në vitin 2013. Ekonomia pritet të ndjekë një trajektore rritjeje të qëndrueshme. Kontributin kryesor në rritje vijon ta ketë konsumi, investimet private vendase e të huaja. Konsumi u rrit 3.14 %, e cila është rritja më e madhe në vite.

Viti 2017 u mbyll me rritjen ekonomike 3.84%. Punësimi është kryefjala e mandatit të dytë.
Papunësia është ende e lartë dhe ka shumë sfidë. Shqipëria ka nisur nga një nivel i ulët i pagës e cila është rritur. Rritja punësimit largoi vendin nga varfëria. Në vitin 2013 varfëria ishte 37,7%. Sistemi fiskal po redukton pabarazinë. Politikat fiskale janë të kujdesshme dhe është viti i dytë që qeveria nuk mbledh borxh të ri. Politikat fiskale po ndihmojnë rritjen ekonomike. Nuk ka rritje çmimesh për qytetarët”- tha Ahmetaj.
Sigal