Asamble, Blushi: Pse nuk është në program rizgjedhja e kryetarit? Rama: Luftove kundër PS

129
Debate mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit Ben Blushi, në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste. Anëtar i kryesisë së PS, Blushi ka folur për zgjedhjen e kryetarit të partisë dhe ka pyetur se pse nuk është në program rizgjedhja e kryetarit. Sipas burimeve brenda Asamblesë, Blushi ka kujtuar se statuti parashikon zgjedhjen një herë në 4 vjet të kryetarit të partisë, gjë që nuk është bërë.
Por kryesocialisti Rama ka kundërshtuar deputetin Blushi. Ai i është kundërpërgjigjur Blushit duke i thënë se ka braktisur betejën kur të tjerët luftonin për vota. “Ke braktisur betejën kur të tjerët luftonin për vota. Të tjerët luftonin për vota, ti sulmoje PS-në”, mësohet t’i ketë thënë Rama, Blushit. Ndërkohë Asambleja e PS-së ka vendosur se mandatin e kryetarit e vendos Kongresi, i cili do të mblidhet në janar 2016.
Kryeministri Rama që në nisje të Asamblesë foli për zgjedhje në të gjitha nivelet në PS, por nuk saktësoi nëse do ketë zgjedhje për kryetar, çka ka sjellë edhe reagimin e Blushit. Ky i fundit shpesh herë ka ngritur zërin për zgjedhjen e kryetarit të ri, madje duke i thënë Ramës se ka marrë peng partinë, pasi nuk bën zgjedhje, ndërkohë që Rama e ka argumentuar këtë me fitore të zgjedhjeve, pas të cilave nuk ka pse të ketë rivotim për kryetarin.
Pjesë të shkëputura nga debatet brenda Asamblesë PS
Edi Rama: “Nuk ia ke haberin nga ekonomia….
Ben Blushi: Partia është aset. Ti je administrator, qetësohu….
Edi Rama: Ke braktisur betejën. “Kur të tjerët luftonin për vota, ti luftoje kundër PS-së”…
Gramoz Ruçi: Mobilizim për shtimin e anëtarësisë së PS …
Servet Pëllumbi: Fitorja e 2015 duhet të na bëjë krenarë. Njerëzit janë optimistë dhe Shqipëria po shkon në drejtimin e duhur …