As shtatëzania nuk e pengon Klajda Gjosha që të jetë e pranishme në protestë

500
Sigal

Shtatzania nuk e ka penguar ish-deputeten e LSI-se Klajda Gjosha që të jetë e pranishme sot në protestën e opozitës.

Gjosha e cila është në pritje të fëmijës së dytë, e pyetur nga gazetarët se si ka mundësi që del në protestë shtatëzane, tha: “Nuk trembem nga asgjë dhe askush! Njësoj si unë, janë dhjetëra nëna të tjera shtatëzane dhe me fëmijë për dore. Në fund të fundit kjo është kauzë për fëmijët tani dhe jemi të vendosur ti shkojmë deri në fund”!