Arvizu takon Lulzim Bashën: “Roli i PD-së në opozitë, e fortë ballore, krijuese dhe moderne”

456
Sigal

Në ditën e parë në shtëpinë e re, miku i parë ka qenë ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Aleksandër Arvizu. I shoqëruar edhe nga zv/ambasadori, Herni Zhardin, kryediplomati i SHBA-ve iu drejtua ish- godinës së SHQUP-it, tashmë selia e re e PD-së, për të biseduar për afro 1 orë me kreun e demokratëve, Luzlim Basha. Takimi ka koinçiduar edhe me ditën e parë të punës në selinë e demokratëve, andaj mirëseardhja i është uruar edhe nga eksponentë të tjerë të PD-së. Por në përfundim të tij, ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu, i bindur për interesin e gazetarëve për pronësinë e SHQUP, tha se, ambasada kishte ndjekur polemikat, por nënvizoi se, SHBA-të nuk mbajnë asnjë anë mbi çështjen. Për Ambasadën Amerikane, interesi i vetëm, është zbatimi i ligjit. “Dëshiroj të vlerësojë vendndodhjen, ku u takuam sot. Çështja e kësaj prone ka qenë subjekt i polemikave të ndryshme. SHBA-të nuk marrin anësi për sa i përket kësaj, por ajo që ne mund t’u këshillojmë është përmbajtja e shtetit ligjor dhe objektiviteti”, -tha Arvizu. Dhe si për të shuar çdo aludim që e lidhnin takimin e tij me kreun e PD-së pikërisht në ditën kur u inaugurua selia e demokratëve, ambasadori tha: Ky takim ishte parashikuar të zhvillohej më herët dhe ishte menduar të takoheshim në selinë blu. Më pas u njoftuam që PD-ja kishte lëvizur këtu dhe ishte i gatshëm të na priste dhe kjo shpjegon arsyen pse ndodhemi këtu sot”, sqaroi Arvizu. Ndërsa kreu i PD-së, Lulzim Basha tha se, i kishte shprehur ambasadorit amerikan vendosmërinë e demokratëve për të bërë një opozitë të fortë. “” Përshëndetje! Sot kam pritur në seline e re të PD-së Ambasadorin e SHBA-ve, Z. Alexander Arvizu dhe bashkëpuntorët e tij, Zv. Ambasadorin Z. Jardine dhe dy bashkëpuntorë të rinj që sapo kanë mbërritur në Tiranë. Është takimi im i parë me të në detyrën time si Kryetar i Partisë Demokratike dhe me këtë rast shkëmbyem pikëpamjet tona mbi një sërë çështjesh që nga procesi zgjedhor i 23 Qershorit, perspektiva e PD-së mbi të ardhmen e vendit dhe çështje të rëndësishme të integrimit Europian dhe bashkëpunimit Euro-Atlantik si dhe roli i PD-së si një opozitë e forte ballore, krijuese dhe moderne në mbrojtje të interesit publik, në mbrojtje të interesit të qytetarëve Shqiptarë.”