Arvizu: SHBA do zhgënjehet nëse vendimi do të anulohet

423
Sigal

Në intervistën e djeshme, në Top- Channel, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu u shpreh se Presidenti amerikan, Barak Obama ka përshëndetur pranimin e armëve të Sirisë nga Shqipëria. Dhe sipas tij, SHBA do të zhgënjehej shumë nëse ky vendim i qeverisë shqiptare do të anulohej. Arvizu tha gjithashtu se, gjatë bisedave të vazhdueshme me Ramën, është rënë dakort për dërgimin e armëve të Sirisë për demontimin në Shqipëri, ndërkohë që, ai vetë, para pak ditësh ka folur në telefon edhe me kreun e opozitës, Lulzim Bashën. “Pas deklaratës së tij, unë i dërgova një mesazh Bashës dhe ai më mori në telefon, ku biseduam për situatën  e krijuar”, -tha Arvizu. Me këtë rast, ambasadori amerikan siguroi se popullata shqiptare nuk do të ketë asnjë pasojë nga këto demontime. Nga fjalët e Arvizusë, kuptohet qartazi se Kryeministri Rama u ka fshehur shqiptarëve të vërtetën, duke mos treguar asgjë për vendimin e pranimit të këtyre armëve. Gjithashtu, Arvizu foli edhe për bisedën e djeshme të Ramës me sekretarin e Shtetit amerikan Xhon Kerri.