Arvizu: Reforma në gjyqësor urgjencë! PD duhet të përfshihet

439
Sigal

TIRANE – Duke evidentuar rëndësinë e reformës në drejtësi dhe situatën aktuale në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kërkojnë Partisë Demokratike të përfshihet në këtë proces…duke nënkuptuar dhënien fund të bojkotit dhe pjesmarrjen në Parlament për diskutimin dhe votimin e këtyre projektligjeve të rëndësishme. Apeli është përcjellë përmes ambasadorit amerikan në vendin tonë, Aleksandër Arvizu, i cili zhvilloi një takim me dyer të mbyllura me deputetët demokratë, Eduard Halimi, Flamur Noka dhe Oerd Bylykbashi.

“Jam takuar me deputetët demorkatë, Eduard halimi, Flamur Noka dhe Oerd Bylykbashi. Fokusi kryesor ka qënë mbi reformën gjyqësore. Sa i përket pozicionit të tyre duhet të pyesni ata. Ne si SHBA biem dakord që reforma gjyqësore është një përparësi, përfshirë dhe KLD i cili del shpesh në lajme, duke parë performancën e babarabartë të KLD, ndaj duhet të jetë pjesë e këtij diskutimi. Në kërkojmë gjithëpërfshirje, pjesëmarrja të plotë në parlament të opozitës si dhe konsultime me të gjithë aktorët si Komisioni i Venecias, Euralius, OSBE.  Këndvështrimi është se duke pasur parasysh sfidat, qasja më perfekte do të ishte ishte ajo gjithëpërfshirëse”, -tha Arvizu.