Artisti shqiptar me famë botërore, Helidon Xhixha takohet me Presidentin Meta

723
Në një tjetër takim ditën e djeshme, Presidenti Ilir Meta, priti artistin më famë botërore Helidon Xhixha. Presidenti i Republikës, Ilir Meta e përgëzoi artistin shqiptar për arritjet dhe suksesin e tij të jashtëzakonshëm, në nivel evropian dhe botëror duke shtuar se kontributi dhe pjesëmarrja e tij e suksesshme është krenari për çdo shqiptar jashtë edhe brenda vendit. Presidenti Meta e cilësoi skulptorin e mirënjohur Xhixha si ambasador të Shqipërisë dhe përfaqësues të denjë të artit, kulturës dhe trashëgimisë shqiptare në botë. Duke u ndalur veçanërisht në ekspozitat e tij në Londër, Venecia, Milano, Berlin, Majami, pjesë të pavijoneve shqiptare apo të pavijoneve të huaja, vendosja e skulpturave të tij në qendër të disa prej qyteteve më në zë të artit dhe të kulturës, Presidenti Meta theksoi, se ai është model për t’u ndjekur dhe shembull frymëzimi dhe motivimi për të gjithë krijuesit dhe artistët e rinj shqiptarë.
Sigal