Sigal

Artistët janë mbledhur sërish ditën e djeshme para teatrit Kombëtar, për të vijuar protestën e tyre, ku i bëjnë thirrje kryeministrit Rama, që të tërheqë ligjin për prishjen e godinës. Protestës së artistëve i janë bashkuar qytetarë të shumtë si dhe përkrahet nga forcat opozitare. Artistët i kanë bërë sërish thirrje presidentit Ilir meta, që të mos dekretojë ligjin e miratuar nga mazhoranca, ndërsa janë shprehur se do të mbrojnë teatrin me trupat e tyre. Ervin Goci, profesor në Universitetin e Tiranës, është shprehur se tashmë do të bëjnë rezistencë me trupat e tyre, nëse qeveria nuk tërheq ligjin. 4141 “Askush nuk do të afrohet tek Teatri”, është shprehur ai duke theksuar se nuk kanë pasur në plan të bëjnë rezistencë me trupat e tyre, për sa kohë kanë zgjedhur që të negociojnë, por nëse ligji nuk kthehet atëherë ata do të ngujohen tek godinat për t’i mbrojtur. Opozita duhet të lëshojë mandatet në Parlament, nëse duan të bëjnë opozitë. Nëse se bëjnë këtë po tallen me ne, por jo vetëm me ne por me veten e tyre. Nëse nuk i lënë mandatet atëherë janë pa moral”, u shpreh ai.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit: “S’ka negociata mbi projektligjin anti-kushtetues që grabit truallin publik për interesa private”

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka ritheksuar edhe njëherë qëndrimin e saj mbi çështjen e Teatrit Kombëtar. Në një deklaratë për mediat, AMT thekson se qeveria duhet të tërhiqet për projektligjin për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar dhe se nuk do ketë asnjë negociatë mbi atë projektligj. Ata i bëjnë thirrje Presidentit Meta që të ushtrojë pushtetin e tij për të bllokuar këtë projektligj ndërsa deklarojnë se çdo përfaqësi artistësh në grupe negociimi apo propozime alternative mbi konkurse ndërkombëtare, janë personale dhe nuk e kanë mbështetjen e Aleancës.

Qeveria duhet të hedhë poshtë përpjekjet për të miratuar ligjin e veçantë mbi Teatrin.

Ai është një ligj absurd, anti-kushtetues, që shkel parimet e barazisë dhe ndarjen e pushteteve, dhe ka si synim grabitjen e truallit publik për interesa private. Nuk mund të ketë asnjë negociatë për dhe mbi atë projektligj. Kjo kërkesë ka qenë e qartë, konsistente dhe e pa negociueshme.

Propozime alternative, si ato mbi një konkurs ndërkombëtar apo prani artistësh në grupin e negocimit të ngritur nga ky ligj, janë personale dhe aspak të mbështetur nga Aleanca.