Artan Hoxha: Kujt i përkasin bizhuteritë e gjetura në shtëpinë e Tahirit dhe lidhja që bëri Prokuroria

Gazetari Artan Hoxha i ftuar në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa, tregoi detaje të reja nga çështja “Tahiri” dhe hetimet ndaj tij.

Ai ka treguar se ekziston një lidhje mes parave të gjetura në makinën e biznesmenit Orest Sota në Elbasan, përgjimeve të grupit Habilaj në Itali dhe lidhjeve me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, dhe për këtë arsye Gjykata ka shtrëguar masat ndaj këtij të fundit duke i ndaluar daljen jashtë vendit.

Hoxha tregoi se pas përgjimeve në dosjen Habilaj ku flitej për bizhuteritë që do bliheshin për nënë dhe bashkëshorten e Tahiri, policia sekuestroi varëse e byzylykë të familjarëve të Tahirit pas kontrollit të bërë në banesën e tij, shkruan BalkanWeb

“Një nga detajet që e bëri Prokurorinë që të kërkonte masë më të fortë për Tahirin, ka qenë se mes përgjimeve të Habilajve në Itali, janë përmendur detaje që janë blerë bizhuteri të shtrenja, edhe pse nuk është ende shumë e qartë për çmimet që ato kanë pasur. Prokuroria kërkoi kontroll të banesës dhe bëri sekuestrimin e një byzyluku prej ari, që iu dhurua djalit të Tahirit kur lindi, një byzylyku tjetër të bashkëshortes së Tahirit.

Kemi dhe një varëse floriri të gruas së Tahirit, për të cilin thonë se e kanë nga gjyshja, madje kanë treguar dhe një foto të gjyshes me atë varëse. Të gjitha këto janë në inventarin e dosjes. Këto elementë kanë bërë që Prokuroria të lidhte përgjimet atje me bizhuteritë që gjeti. Prokuroria e futi Soton në këtë histori se 800 mijë eurot e gjetura, nuk justifikohen prej tij, dhe këto mund të jenë para të fituara droge.

Mesazhet e shkëmbyera mes babait të Sotos dhe përfaqësuesit të KURUM-it. Por sipas prokurorisë, në këtë shumë janë gjetur disa kartëmonedha fallco, dhe një bankë e nivelit të dytë nuk mund ta bëjë këtë, edhe pse flitet vetëm për 250 euro. Këtu tashmë është vënë epiqendra e aktivitetit kriminal të grupit të trafikut, shuma që mund t’i ketë shkuar Tahirit, dhe paratë e Sotos. Në fund do vendosë Gjykata ,” tha Hoxha.