Artan Fuga “shuplakë” deputetëve, Presidenti Meta: Faleminderit profesor që na riktheve në situatën e çmendur

504
Sigal

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka shpërndarë reagimin e akademikut Artan Fuga, i cili sot komentoi veprimin e nëntë deputetëve të Kuvendit që kërkuan nga kreu i SHISH, Helidon Bendo të dëshmojë në Komisionin e Sigurisë për “skenarin” e djegies së parlamentit, veprim ky i pohuar nga vetë Kreu i Shtetit Ilir Meta.

I pari i Republikës falënderon akademikun, i cili sipas tij iu rikthye situatës së çmendur të konflikteve maxhorancë-opozitë.

“Faleminderit profesor Fuga, që na riktheve në situatën e çmendur që përjetuam dhe që sot na duket ëndërr!”-shkruan Meta.

Akademiku u shpreh me ironi se ai vetë e di ku janë provat e tentativës së djegies së Parlamentit të Shqipërisë, duke kritikuar ashpër klimën politike dhe reagimet e aktorëve të saj.

Faleminderit profesor Fuga, që na riktheve në situatën e çmendur që përjetuam dhe që sot na duket ëndërr!

Gepostet von Ilir Meta am Freitag, 13. September 2019