Artan Fuga: “Shqipëria drejt çmendurisë. Politika shkruan shkencën”

137

Akademiku Artan Fuga vijon kritikat për projektligjin “Për Akademinë e Shkencave”, që po diskutohet në komisione.

Fuga, në një postim në Facebook, shprehet se po shkruhet arbitrarisht ligji për shkencën dhe akademinë e saj, pa asnjë ekspert.

“Deputetët po shkruajnë edhe ligjet e Njutonit, edhe ekuacionet e Maksëellit!

Sot e nesër po ndodh masakra mbi shkencën shqiptare: Në komisionin e edukimit dhe medias të Kuvendit të Shqipërisë po shkruhet arbitrarisht ligji për shkencën dhe akademinë e saj, pa asnjë ekspert, atje ku (me një përjashtim të vetëm) nuk ka asnjë doktor shkencash së paku, asnjë kërkues shkencor, asnjë pedagog universiteti!

Shqipëria drejt çmendurisë : politika shkruan shkencën !

Politika po e masakron shkencën!”-, shkruan Artan Fuga.