Artan Fuga: Krim ose krizë: paradoks i pazgjidhur

599
Shqipëria prej tridhjetë vjetësh është mbërthyer në një paradoks fatal: Krizë ekonomike ose ekonomi e paligjshme, e zezë, kriminale. Piramida financiare, trafiqe karburantesh, armësh, prostitutash, kanabis e njëjta gjë me emra të ndryshme. Kush lufton kriminalizimin e ekonomisë e fut atë në krizë, kush do të shmangi krizën, sjell kriminalizimin e ekonomisë. Kjo është drama. Këtej dilet vetëm me një reformë rrënjësore të ekonomisë, shtetit, politikës. Por kush ta bëjë se! 

Krimi dhe kriza pengon reformat dhe i bën ato të lindin të vdekura! Kështu drejtësia dhe ekonomia shqiptare luftojnë njëra-tjetrën. Ekonomia prodhon lëndë për drejtësinë dhe drejtësia po u aplikua fut në krizë ekonominë. Pasi korrëm suksese në korrje-shirjen e kanabisit, po korrim suksese duke ndërmarrë aksione mediatiko-policore ndaj atyre që po e eksportojnë atë! Prodhimi kombëtar po hyn në luftë me eksportin. Ekonomia kombëtare në të zezë po i jep mundësi policisë të jetë e suksesshme!

Nuk po dimë kur të gëzohemi dhe kur të hidhërohemi: t’u gëzohemi të ardhurave nga kanabisi, apo t’u hidhërohemi? Apo t’u gëzohemi aksioneve të policisë kundër trafikantëve? Apo të gëzohemi për kanabizimin dhe pastaj të gëzohemi po ashtu për sukseset në luftën kundër tij? Kemi hyrë në paradoks. Çfarë na ka gjetur!
Sigal