Arta Marku pret në zyrë prokurorin e Tahirit: Vazhdo hetimet e nisura, ke mbështetjen time

648
Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku mbështet hetimet tërësore të Prokurorisë së Krimeve të Rënda për çdo çështje e në çdo nivel, kundër krimit dhe korrupsionit.
Marku ka pritur sot në zyrë në Prokurorinë e Përgjithshme kreun e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj ku e ka siguruar për mbështetjen e saj. Kujtojmë se Hajdarmataj është prokurori i çështjes së ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
Prokurorja e Përgjithshme, kërkon që Prokuroria e Krimeve të Rënda të vazhdojë pa hezitim dhe vendosmërisht punën dhe hetimet e filluara.
Marku garantoi bashkëpunim për hetime të vazhdueshme të çështjeve nga Prokuroria e Krimeve të Rënda ndaj kujtdo që shkel ligjin.
Prokuroria e Përgjithshme rithekson mbështetjen e nevojshme për çdo çështje, me çdo mjet dhe në çdo kohë, për të çuar përpara hetimet.
Po kështu Markue vë në dispozicion të Prokurorisë për Krimet e Rënda të gjitha burimet njerëzore dhe infrastrukturore për kryerjen me sukses të detyrave përputhshmërisht me ligjin.
Sigal