Arta Marku inkurajon prokurorin e Tahirit: Vazhdo pa hezitim hetimet

634
Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku i ka dhënë mesazh të prerë kreut të prokurorisë së Krimeve të Rënda, teksa i ka shprehur mbështetjen për hetimet tërësore të Prokurorisë së Krimeve të Rënda për çdo çështje e në çdo nivel, kundër krimit dhe korrupsionit. Prokurori në fjalë është edhe prokurori i dosjes së bujshme në të cilën po hetohet edhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, afatet për të cilat u zgjaten s- fundi edhe me tre muaj. Vendimi u mor pas kërkesës së organit të akuzës për zgjatjen e afateve. Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku mbështet hetimet tërësore të Prokurorisë së Krimeve të Rënda për çdo çështje e në çdo nivel, kundër krimit dhe korrupsionit. Marku ia dha mbështetjen kreut të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj kur e priti në Prokurorinë e Përgjithshme paraditen e djeshme. Marku nxiti që Prokuroria e Krimeve të Rënda të vazhdojë pa hezitim dhe vendosmërisht punën dhe hetimet e filluara. Kryeprokurorja Marku garantoi bashkëpunim për hetime të vazhdueshme të çështjeve nga Prokuroria e Krimeve të Rënda ndaj kujtdo që shkel ligjin. Prokurorja e Përgjithshme rithekson mbështetjen e nevojshme për çdo çështje, me çdo mjet dhe në çdo kohë, për të çuar përpara hetimet. Sakaq Prokuroria e Përgjithshme vë në dispozicion të Prokurorisë për Krimet e Rënda të gjitha burimet njerëzore dhe infrastrukturore për kryerjen me sukses të detyrave në përputhje me ligjin.
Sigal