Arta Marku firmos ndryshimet e prokurorëve

544
Kryeprokurorja Arta Marku firmosi dje disa ndryshime në drejtimin e prokurorive të rretheve. Këto ndryshime vijnë pas lëvizjeve në krye të prokurorisë së Tiranës, ku Dritan Rreshka mori postin e Petrit Fushës. Sipas njoftimit zyrtar, në vijim të procesit për riorganizimin dhe rritjes së performancës të organit të akuzës, Prokurori i Përgjithshëm, Arta Marku, vendosi që Agron Gjana, drejtues i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, të largohet nga kjo detyrë dhe të caktohet në pozicion të përkohshëm si prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pukë. Drejtues i Përkohshëm i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, u caktua, Donika Prela, aktualisht prokurore pranë kësaj prokurorie. Gjithashtu, në kuadër të riorganizimit, mirëfunksionimit të organit të akuzës, rritjes së performancës dhe besueshmërisë së publikut tek ky institucion, kryeprokurorja Marku vendosi që Dritan Ginës, drejtues i komanduar i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, t’i ndërpritet komandimi dhe të kthehet si prokuror në Prokurorinë ku është i emëruar. Drejtues i Përkohshëm i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, u caktua prokurori, Ardjan Nezha. “Pali Deçolli, drejtues i komanduar i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, i ndërpritet komandimi dhe kthehet si prokuror në Prokurorinë ku është i emëruar; drejtues i Përkohshëm i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, caktohet prokurori, Fatmir Lushi”, thuhet në vendimin e Markut. Gjithashtu, ajo vendosi që Artur Ismailukaj, drejtues i komanduar i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, të kthehet si prokuror në Prokurorinë ku është i emëruar. Drejtues i Përkohshëm i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, caktohet prokurorja Alketa Nushi.

Prokuroria          Ikën                          Vjen
Elbasan               Dritan                        Gina Ardjan Nezha
Durrës                 Agron                         Gjana Donika Prela
Fier                     Pali Deçolli                 Fatmir Lushi
Kukës                 Artur Ismailukaj          Alketa Nushi
Sigal