Arta Dade refuzon propozimin e Ramës për anëtare Kryesie

408
Deputetja e Partisë Socialiste dhe një nga personalitetet kryesore të kësaj force politike, është tërhequr nga kandidimi për kryesinë e partisë. Ajo ishte emri i parë që u lexua dhe propozua nga kreu socialist, nga 13 emrat e zonjave, që përbënin listën për të zgjedhur 7 prej tyre. “Parimet e mia bien ndesh me mënyrën sesi po drejtohet Partia Socialiste dhe për këtë arsye tërhiqem nga gara për kryesinë e saj”-tha Dade. Arta Dade është një nga deputetet që kohët e fundit ka mbështetur kritikat e Ben Blushit dhe kërkoi që kryetari i Partisë Socialiste të zgjidhej dhe PS-ja të demokratizohej. Megjithëse ishte një zë kritik, Rama e përfshiu Daden në listën e kandidaturave për kryesi, por kjo e ka braktisur garën, duke u dorëhequr.
Sigal