Arta Dade: PS-ja duhet rithemeluar…

554
Sigal

Arta Dade. Kryeministri Rama duhet të më kishte dëgjuar mua

Ish-ministrja e Jashtme, Arta Dade, nga një emision televiziv ka dhënë një mesazh për Ramën. Ajo tregoi se kontakti i fundit me Edi Ramën ka qenë kur Rama e ka përshëndetur nga një ekran televizioni. Arta Dade thotë: “Nuk para jam takuar, vetëm kur më përshëndeti dhe më puthi nga një ekran televiziv. Meqë më ka aq xhan, duhet të bëjë këtë që them unë dhe, nëse më ka xhan duhet të më kishte dëgjuar mua. Nëse 20% do më kishe dëgjuar mua dhe kolegë të tjerë, nuk do ishte në këtë situatë si sot”. Ish-ministrja Arta Dade tregoi se edhe kur ka qenë pjesë e strukturave të PS-së ka pasur kritika ndaj kryeministrit për çështje parimore.“Edhe kur kam qenë në strukturat e partisë, kritikat e mia kanë qenë parimore. Unë isha e bindur se Rama do zgjidhej. Duhej respektuar statuti. Kundërshtitë e mia ndaj ligjit për shërbimet e Jashtme, besoj se isha në të drejtën time për ta bërë këtë gjë, sepse Shqipëria duhet të ketë një trupë diplomatike profesioniste dhe, nëse nuk i motivon në bazë të ligjit, atëherë nuk mund ta krijosh këtë trupë”,- tha Dade.

Arta Dade: PS-ja duhet rithemeluar…

Arta Dade si ish-deputete dhe ish-ministre e Jashtme, ka treguar se i mungon Partia Socialiste. “Të them që nuk më mungon, ndoshta nuk do isha e sinqertë. Më mungon, por jam munduar t’i shoh gjërat më pak e distancuar. Me miq të mi në parti më ka befasuar një grua nga Krutja. I shoqi i saj ka qenë kryetar i komunës, aktivist i PS, dhe më ka befasuar kur fliste me kaq nostalgji për vitet ’96-’97. Të them të drejtën, jam prekur. Jam e lumtur, nuk më pengon asnjëri, i kam lënë vend vetes për të vajtur dhe për të ndarë një gëzim, apo për të kaluar një drekë të këndshme e, në mënyrë të veçantë, me zonjat dhe do mbeten të pashlyeshme kujtimet e periudhave elektorale. Partinë Socialiste dua ta shikoj realisht si një parti demokratike, por shpesh them, mos ndoshta duhet nga e para ose, ndoshta duhet një alternativë tjetër, sepse dikush ka drejtuar me dorë të fortë dhe që ndoshta nuk është më e njëjta parti. Do dëshiroja të evoluohej në krahun pozitiv”, u shpreh Arta Dade.