Arta Dade kritikon haptas kryeministrin Rama: Po ul nivelin e diplomacisë, në OSBE me zv/ministër

539
Sigal

Emërimet e ministrave të rinj nga kryeministri Rama, duket që nuk janë këshilluar, konsultuar fare në strukturat e PS-së, por as që është marrë mendimi i askujt socialist. Madje, shumë emra të ministrave të rinj nuk njihen fare për kontribut në PS. Ish-ministrja e Jashtme, ish deputetja e PS-së Arta Dade është prej një viti e gjysmë larg politikës, por zonja Dade është rikthyer bindshëm me kritika të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama. Ish-ministrja e Jashtme Arta Dade ka kritikuar publikisht kryeministrin Rama lidhur me detyrën si ministër të Jashtëm. “Në periudhën që jemi, Shqipëria ka përpara dy sfida. Të shpresojmë që do hapen negociatat për në BE dhe ajo që më shqetëson shumë si njohëse e organizatës OSBE, tashmë është vendosur që Shqipëria do marrë Presidencën në 2020, pra ka hyrë në vitin që jemi pjesë e Trojkës. Pra ministri i Jashtëm i Shqipërisë do të jetë i barabartë me ministrin e Sllovakisë , një personalitet shumë i njohur, por edhe me ministrin e Jashtëm italian, sepse Italia e la Presidencën e ka tashmë Sllovakia dhe e merr Shqipëria. Edi Rama luajti me një artificë, sepse do ulë nivelin e përfaqësimit dhe do të shkojë me nivel zv. Ministri. Nuk besoj se do të ketë aq shumë kohë që të ndjekë hap pas hapi dhe këtë çështje, për të cilën në rrafshin e politikës së Jashtme është një gjë e shkëlqyer, që Shqipëria merr Presidencën, por ama duhet të manifestojë lidership sepse janë 57 vende”, tha Dade. Ajo më tej hodhi kritika ndaj grupit parlamentar, ku sipas tij të gjithë rreshtohen para Ramës “Yes man, yes sir”. Ish ministrja e Jashtme Arta Dade thotë se për çështje parimore edhe është larguar nga poste, teksa ka kërkuar nga gratë politikane kryesisht të jenë vetvetja.